LAJMI I FUNDIT:

Deda: Alternativa asnjëherë koalicion me PDK-në

Deda: Alternativa asnjëherë koalicion me PDK-në

Ilir Deda nga Alternativa në një intervistë për “Bota Sot” shprehet i bindur në fitoren koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe sipas tij ky koalicioni do ta luftojë korrupsionin dhe do të punojë për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Deda po ashtu shprehet kategorikisht kundër ndonjë koalicioni të mundshëm me PDK-në.


Ilir Deda, i cili është edhe nënkryetari i Alternativës ka thënë se lista zgjedhore e koalicionit të tyre është listë me duar të pastra, me kandidat për kryeministër që i duhet Kosovës dhe  koalicioni LDK Alternativa, AKR do ta qoj vendin përpara.