Duke folur me Joe Cole për Channel 4, Declan Rice është pyetur se cili lojtar te Arsenali e ka befasuar me cilësitë e tij.

Mesfushori anglez nuk ka hezituar të jap një emër, por shumëkush mund të befasohet.


“Ai që më befasoi aq shumë, më mirë të them se nuk u befasova edhe shumë sepse e dija se ai ishte një lojtar kaq i mirë gjithsesi", ka thënë Rice.

“Të luash me të çdo ditë në stërvitje dhe të shohësh se si është të komunikosh me të përmes këmbëve - më i madhi është Jorginho".

“Truri i tij, mënyra se si funksionon si një mesfushor mbajtës, unë thjesht jam përpjekur të marr gjëra të vogla prej tij. Ai është gjithmonë në pozicion, ai gjithmonë e di se kur të kalojë, gjithmonë krijon kohë për veten e tij, ai është një mësues i jashtëzakonshëm”, ka shtuar anglezi.

Jorginho ka bërë 24 paraqitje në ekipin e parë për Arsenalin që nga kalimi i tij nga Chelsea, por shumë prej tyre kanë ardhur si zëvendësues.

Italiani konsiderohet si një nga liderët në dhomën e zhveshjes. Në fushë, ai është i qetë në zotërim me një sy për pasimet kyçe. /Telegrafi/

telegrafi sport app