Edvin Kuç nuk do ta kishte imagjinuar as vetë një debutim më të mirë për Malin e Zi.

Mesfushori i Ballkanit shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Libanit.


Kuçi ishte shënues në minutat e 16-të dhe të 19-të, duke befasuar të gjithë në këtë debutim.

Screenshot 5 22

Veçanërisht impresionoi goli i parë kur dërgoi një predhë në rrjetën e kundërshtarit nga 25 metra.Herën e dytë ai tundi rrjetën pas një aksioni solo të Driton Camajt i cili asistoi për mesfushorin.

Kuç luajti deri në minutën e 65-të kur u zëvendësua, ku Mali i Zi në fund fitoi 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app