Zbardhet debati pa media në grupin e PS-së, ku dje u përplasën përballë Rama me Blushin. Blushi ka akuzuar kryesocialistin se është ai që i nxit linçime të deputetëve që mendojnë ndryshe, apo që kërkojnë zbatimin e statutit nga njerëz me precedentë penalë raporton Panorama.
Akuzat për përfshirje të njerëzve me të shkuar kriminale ka ngritur tonet mes Blushit dhe Ramës, ku nuk kanë munguar edhe fyerjet.
Rama e ka cilësuar Blushin rrugaç, shpifës dhe ngatërrestar të pakorrigjueshëm. Këto deklarata, Blushi i ka cilësuar si pasojë e çrregullimeve të kryetarit Rama, ndërsa ka sjellë në kujtesë edhe një rast kur për një nga kandidatët që ka dhënë dorëheqjen, i është kërkuar në 2013 të mos ishte pjesë e listës së deputetëve për shkak të së kaluarës së tij penale.
Pjesë e debatit është bërë edhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili ka dënuar incidentin e Elbasanit, por ka kërkuar unitet dhe jo përçarje për shkak të kostove politike që krijojnë këto përplasje brenda PS-së.
DEBATI
Gramoz Ruçi: Në Grupin Parlamentar socialist është bërë një kërkesë nga dy deputete, shoqet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, për të diskutuar lidhur me një situatë të krijuar, apo që është quajtur incident, me deputetin Ben Blushi në takimin me socialistët në Elbasan. Si një ngjarje e ndodhur në Elbasan, mendoj se ne si Grup Parlamentar nuk kemi tagrin që të bëjmë gjykatësin, për aq kohë që janë strukturat e partisë në Elbasan që duhet ta analizojnë këtë rast. Prandaj, mendoj se nuk duhet të ndalemi në këtë çështje dhe të kalojmë te rendi i ditës.
Arta Dade: Shoku Gramoz, kam kërkuar që në mbledhjen e sotme të diskutojmë rreth ngjarjes aspak të hijshme në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan, ku deputeti Ben Blushi është fyer, ofenduar, sharë në kor dhe gati sa nuk është goditur dhe fizikisht. Këto ngjarje nuk kanë ndodhur kurrë në Partinë Socialiste dhe ne duhet të ndalemi dhe të diskutojmë rreth këtij incidenti, pasi për mua është një precedent shumë i rrezikshëm, ku deputetët e zgjedhur nga populli nën siglën e PS-së dhe me kontribute 20-vjeçare në këtë parti linçohen në një aktivitet partiak dhe për këtë nuk ka asnjë masë, asnjë qëndrim që nga qendra e deri në degën lokale të PS-së. Kjo nuk është PSja. Ky rast nuk mund të anashkalohet edhe kur kërkohet nga deputetët dhe t’i kalohet degës lokale në Elbasan. Nuk ka ndodhur me një socialist të thjeshtë në Elbasan, por me një deputet të Grupit Parlamentar të PS-së, që ka 20 vjet që kontribuon në këtë parti dhe Grup Parlamentar.
Ben Blushi: Mund të flas pak për atë që ka ndodhur në Elbasan?
Gramoz Ruçi: E thashë që nuk është në tagrin e Grupit Parlamentar që të diskutojmë për një takim në degën socialiste të Elbasanit.
Ben Blushi: (Ruçit) Nuk është burrëri që të mos më japësh fjalën në mbledhjen e Grupit.
Edi Rama: Mund ta sqaroj unë atë që ka ndodhur në Elbasan. Incidenti ka ndodhur 20 minuta para se të mbërrija unë dhe të niste aktiviteti i Partisë Socialiste, ku u anëtarësuan 4 mijë të rinj dhe të reja. Kur unë kam hyrë në sallë, kam gjetur kolegun të ulur në rreshtin e parë, i kam dhënë dorën në sy të publikut duke dhënë dhe mesazhin që Ben Blushi, edhe pse ndan qëndrime ekstremisht të kundërta me ne, është pjesë e jona. Rreth 30 minuta para se të fillonte takimi, Taulant Balla më ka telefonuar dhe më ka thënë që Blushi ka dalë dhe ka deklaruar se do të vijë në takimin e Elbasanit dhe kërkon të marrë dhe fjalën. I kam kërkuar Taulantit që të kontaktojë me të dhe t’i thotë se do t’i jepet mundësia që të flasë në këtë takim.
Ben Blushi: Ajo që ndodhi në Elbasan është e paprecedentë dhe është frymëzuar nga këtu. Ata 15 banditë që bërtisnin, se nuk ishin më shumë, ishin të urdhëruar ta bënin një gjë të tillë. Ka një frymë urrejtjeje. Në Partinë Socialiste kanë depërtuar banditët dhe njerëzit e inkriminuar. Unë kam ngritur zërin se ka elementë të tillë kudo, edhe në këtë grup parlamentar dhe për këtë përgjegjës është ky njeri (i drejton gishtin Edi Ramës), i cili i mban ata për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin me njerëz të tillë.
(Rama shtyn gotën e ujit që mbante përpara, gota përfundon në fund të tavolinës dhe uji derdhet mbi tavolinë).
Ben Blushi: Qetësohu dhe mos e përplas gotën, se me çrregullime të tilla dhe këtë agresivitet vetëm sa e rëndon situatën në këtë parti. E di që e vërteta është e hidhur…
Edi Rama: Shpifës! Nuk e përplasa gotën, por e shtyva jo për ta derdhur. Ke dy vjet që shpif kundër partisë tënde. Ke dy vjet që përdor gjuhën dhe akuzat e Saliut kundër partisë dhe qeverisë së Partisë Socialiste. Sot është dita që t’i tregosh këtij Grupi kush janë kriminelët sipas teje. Por para se ta bësh një gjë të tillë po të deklaroj me përgjegjësi që asnjë deputet i PS-së nuk ka në veprimtarinë e tij asnjë vepër apo çështje që lidhet me ligjin e dekriminalizimit. Vër gishtin në këtë Grup dhe thuaj kush është krimineli! Nëse nuk e bën, je një shpifës e asgjë më shumë!
Ben Blushi: Ti mbron një deputet që ka plagosur 4 njerëz, madje i kërkove dhe të të votojë. Një tjetër kërcënoi dy gra që të mos pranonin mandatin e deputetit që të bëhej ai.
Taulant Balla: Ti Blush po gënjen. Armando Prenga nuk është më anëtar i Grupit Parlamentar dhe as anëtar i Partisë Socialiste, që ditën që ndaj tij u ngrit akuza nga organi i Prokurorisë.
Edi Rama: Përsëri po shpif, siç e bën gjithmonë dhe kjo është shumë e ulët. Kjo është një gjuhë prej rrugaçi. Më thuaj një herë të vetme që ne e kemi mbrojtur deputetin në fjalë. Përsëri të them, më thuaj emrat e atyre që, sipas teje, janë kriminelë në këtë Grup. Je një ngatërrestar i pakorrigjueshëm, që siç fyeve socialistët në Elbasan, fyen çdo ditë kolegët e këtij Grupi Parlamentar.
Mimi Kodheli: Të mos hedhim baltë ndaj qeverisë, reformave të saj dhe të mos i fusim të gjithë në një thes, duke i vënë emrin të inkriminuar, sepse kjo është gjuhë e denjë për Saliun. Unë jam pjesë e qeverisë dhe nuk i bën mirë qeverisjes të themi se njerëz të inkriminuar na rrethojnë.
Ben Blushi: Mimi, e paske harruar kur më takoje në 2013 dhe më kërkoje si anëtar kryesie që të mos përfshihej në listën e Lezhës Arben Ndoka sepse të vinte zor të ishe në një listë me një njeri që kishte dosje penale në Itali. Duhet t’u vësh fre ministrave të tu që bëjnë statuse provokative në “Facebook” se unë po flas me gjuhën e SHQUP-it dhe të Saliut. Unë e dua partinë time dhe nëse kërkoj zgjedhje në këtë parti dhe zbatim të statutit, një gjë që të gjithë kemi rënë dakord që ta zbatojmë. Ku hyn Saliu këtu, se nuk e kuptoj?!
Pjerin Ndreu: Ngjarja e Elbasanit nuk e nderon PS-në, kjo duhet thënë. Nga ana tjetër, Blushi nuk ka të drejtë për debatin e zgjedhjes së kryetarit. Nuk është ky problemi i socialistëve dhe popullit që pret shumë nga ne. Reformat janë të dhimbshme, ka thënë Kryeministri, por ne vetë po i shtojmë dhimbjet. Kështu po riciklojmë Berishën. I them Blushit që synimi për kryetar nuk duhet t’i errësojë arsyen dhe argumentin. Të thuash se ka banditë në një kohë kur ishe anëtar kryesie në 2013 dhe nuk the asgjë për 2 vjet, është amorale dhe kjo e komprometon qëllimin tënd. Edi Rama është fajtor për këtë listë, po aq fajtor sa je edhe ti si anëtar kryesie që nuk i kundërshtove. Armando Prengën, me të cilin ti ke drekuar shumë herë, nuk e ka toleruar askush, por i është ashpërsuar shumëfish pozita e tij nga vetë policia jonë. Nuk të nderon kjo që thua. Partisë Socialiste i duhet më shumë unitet e jo thashetheme që duan t’i veshin këtij parlamenti gjithë zullumet e 25 viteve. Ka pasur në të shkuarën në Parlament edhe goditje me pistoletë dhe plagosje deputetësh që ka prodhuar ‘97, që ka sjellë amulli e korrupsion prej vitesh. Ne mezi po i riparojmë e jo t’i mbajmë në kurriz. Kjo rrugë na çon te Berisha. Kryekrimineli bën e imponon ligjin për dekriminalizimin me tekat e veta. Pra, duhet të jemi në unison se kemi edhe një vit kohë deri në zgjedhje. Del një deputet e sulmon me gazetën e tij kryetarin e Bashkisë së Tiranës për një drejtor që iu hoq?! Kjo është turp! Kryetari i Bashkisë është personalitet dhe duhet të mbështetet. Së fundi, partia e ka kryetarin. Kur të mbarojë mandatin ai, hapim debat për tjetrin.
Ben Blushi: S’jam dakord me shumë gjëra nga këto që the ti Pjerin, por më pëlqeu mënyra se si i the gjërat troç. (Kërkojnë fjalën edhe deputetë të tjerë për të folur).
Gramoz Ruçi: E thashë që në fillim se Grupi Parlamentar nuk e ka tagrin që të diskutojë se çfarë ka ndodhur në një takim të partisë në qytetin e Elbasanit. Të mblidhet Asambleja e kësaj bashkie dhe ta diskutojë. /Panorama/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje