LAJMI I FUNDIT:

Votat e pesë liderëve nëpër komuna, ku dolën ata mirë e ku keq (Grafiku)

Votat e pesë liderëve nëpër komuna, ku dolën ata mirë e ku keq (Grafiku)

Analiza e “Debat Plus”, pas rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, sjell votat e pesë liderëve nëpër komuna, ku dolën ata mirë e ku keq.

Sipas këtyre të dhënave Albin Kurti e Kadri Veseli dolën mjaft keq në Deçan, Vjosa Osmani në Skenderaj, Ramush Haradinaj në Dragash ndërsa Fatmir Limaj në Obiliq. Shumica e liderëve morën vota të bollshme në Prishtinë.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019.

Nga pesë liderët e subjekteve politike ashtu siç është e kuptueshme më së shumti vota ka fituar kandidati i partisë që doli e para në zgjedhje, Albin Kurti me 183,868 vota.

Numri i votave përfundimtare të kandidatëve për kryeministër – dallimi ndërmjet tyre
Lexo po ashtu Numri i votave përfundimtare të kandidatëve për kryeministër – dallimi ndërmjet tyre

E dyta doli Vjosa Osmani me 176,188 vota. Pason Kadri Veseli me 146,763 vota. Ramush Haradinaj ka marrë 75,917 vota dhe Fatmir Limaj 26,014 vota.

Emisioni “Debat Plus” në mënyrë grafike ka sjellë votat që secili nga liderët e lartpërmendur kanë fituar në secilën komunë të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Abin Kurti është votuar më së shumti në Prishtinë, Prizren e Gjilan ndërsa komunat me shumicë shqiptare ku ka marrë më së paku vota janë Juniku, Deçani dhe Hani i Elezit.

Vjosa Osmani ka marrë më së shumti vota në Prishtinë, Pejë dhe Podujevë ndërsa komunat me shumicë shqiptare ku ajo ka marrë më së paku vota janë Hani i Elezit, Juniku dhe Skenderaji.

Kadri Veseli më së shumti vota ka marrë në Prishtinë, Skenderaj e Drenas ndërsa komunat me shumicë shqiptare ku ai ka marrë më së paku vota janë Juniku, Deçani dhe Hani i Elezit.

Ramush Haradinaj më së shumti vota ka marrë në Gjakovë, Pejë e Deçan ndërsa komunat me shumicë shqiptare ku ai ka marrë më së paku vota janë Hani i Elezit, Dragashi dhe Shtimja.

Fatmir Limaj sipas të dhënave të nxjerra nga “Debat Plus” ka marrë më së shumti vota në Malishevë, Prizren, Prishtinë ndërsa komunat me shumicë shqiptare ku ai ka marrë më së paku vota janë Juniku, Obiliqi dhe Istogu.

Këto dhe statistika tjera mund t’i ndiqni sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke filluar nga ora 20:30./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori