Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.
Gjatë paraqitjes së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe atij serb, Ivica Daçiq, gjatë punimeve të sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, u zhvillua debat i ashpër.
Sipas një njoftimi të MPJ-së, ministri Pacolli reagoi ndaj përpjekjeve djallëzore të shefit të diplomacisë serbe për të paraqitur një rol konstruktiv të Serbisë në rajon dhe për të demonizuar Kosovën në një forum kaq prestigjioz.
“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu“, citohet t’i ketë thënë ministri Pacolli, homologut të tij serb.
“Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë“, ka shtuar në fjalën e tij ministri Pacolli.
Ndërkohë në fillim të fjalës së tij, ministri Pacolli falënderoi Komisioneren për punë të jashtme Federica Mogherini për ftesën që i bëri Kosovës të merrte pjesë si e barabartë në një forum kaq të rëndësishëm diplomatik.
Duke vlerësuar ndjenjën e përkatësisë euroatlantike të Kosovës, ministri Pacolli i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përmbyllte misionin e vet ndaj Kosovës, duke e ndihmuar në përkryerjen e shtetësisë, mision që nisi me çlirimin e Kosovës nga gjenocidi, dhe vijoi me ndihmën e dhënë në krijimin dhe mbështetjen e institucioneve të reja kosovare.
Më tej ministri Pacolli shtoi se Kosova dhe populli i saj janë më të izoluarit e kontinentit Evropian, dhe shtoi se kjo gjendje s’duhet të vazhdojë.
“Ne kemi përfunduar detyrimet tona sipas kontratës: Ju lutem, kosovarët duhet të lëvizin të lirë, ne e meritojmë Evropën, sepse jemi evropianë!”, shtoi ai.
Duke ju referuar dialogut me Serbinë dhe pretendimeve serbe, ministri Pacolli tha me vendosmëri se Plani Ahtisaari ishte maksimumi i lëshimeve që Kosova i ka bërë Serbisë në të gjithë planet.
Ministri Pacolli i përkujtoi këtij forumi të rëndësishëm se statusi që ka Kosova sot ka legjitimitet të plotë ndërkombëtar, madje është pranuar edhe prej shteteve që e kundërshtojnë pavarësinë sot.
Në vëmendje të pranishmëve ai solli një deklaratë të miratuar në Londër në 31 janar 2006, të ministrave të jashtëm të vendeve të Grupit të Kontaktit, BE-së, ku përveç tre parimeve të njohura, i bëhej thirrje Beogradit të mbajë parasysh se statusi i Kosovës duhet të ketë pëlqimin e popullit të saj.
“Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte, në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo”, tha ai.
Duke denoncuar në këtë forum të rëndësishëm evropian, fushatat diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, ku po përdoren para të paligjshme, shefi i diplomacisë kosovare, tha se vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.
Gjatë qëndrimit në këtë forum, ministri i jashtëm Pacolli pati takime të shkurtra dhe të frytshme me homologët e tij të shteteve kryesore evropiane, me ata të rajonit, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi