Politika shqiptare është përfshirë në një debat të ashpër sa i përket çështjes së korrektimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është përfshirë sot në këtë debat përmes një shënimi në Facebook.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për heshtje në çështjen më të nxehtë të momentit duke e konsideruar këtë të fundit si “kryeministri më i dështuar shqiptar, në çështjen e Kosovës”.
Boçi ka thënë se Rama po e përdorë Thaçin si mashë, pasi që pa Tiranën ishte e pamundur që Beogradi të kalonte në Prishtinë, përcjell Telegrafi.
Më tej në shkrimin e tij deputeti demokrat, thotë se projekti i dorëzimit të Veriut të Kosovës nisi nga vizita e Ramës në Beograd gjatë nëntorit të 2014-tës.
Sipas deputetit nga Elbasani “marrëveshja” mes Ramës dhe Vuçiqit për veriun e Kosovës quhet “tradhti kombëtare”.
Më poshtë shënimi i plotë i deputetit të PD-së, Luçiano Boçi
Nga PROVOKACIJA tek UKLANJANJE BREČA
PROVOKACIA nuk ka nevojë për përkthim, pasi është përdorur rëndom. Ndërsa UKLANJALE BREĆA fjalë për fjalë do të thotë “HEQJA E BREKËVE”. Zgjodha përkthimin literal në mungesë të shprehjes së duhur frazeologjike. Të dy nocionet janë sjellë për të shënuar pikat ekstreme të një rrugëtimi të turpshëm të kryeministrit më të dështuar shqiptar, në çështjen e KOSOVËS e jo vetëm. Sot, megjithë debatin intensiv, “lideri rajonal”- togfjalësh me të cilin e qesëndiste dhe e miklonte njëkohësisht Vuçiç – po hesht.
Po kërkon se e si të qëndrojë larg e të duket duarjashtë. Ndërkohë po hesht dhe sepse nuk mund të flasë për atë çka vetë ka gatuar dhe që kundërmon tradhëti. E në këtë histori Thaçi duket të jetë vetëm masha, mbajtësi i së cilës është ky Ramë. Padyshim përgjegjësi shtetëror është Thaçi, por përgjegjësi kombëtar është Rama. Pa Tiranën ishte e pamundur që Beogradi të kalonte në Prishtinë.
Projekti i sotëm i dorëzimit të Veriut të Kosovës, i kamufluar nën përcaktimin “shkëmbim territori”, nuk është as i ri dhe as i befasishëm. Përgatitja e tij nisi që kur nën një aureolē ndërkombëtare, Rama kaloi portën “e ndaluar” të vizitës në Beograd në nëntor 2014. I bojatisur nga “ustallarë” me një skenar perfid, përtej diplomacisë ai pati si episod PROVOKACIJA-n e famshme, “Kosova e pavarur, është tashmë një realitet”, që po ta lexosh sot të detyron një nënqeshje të fortë ironike. E ç’nuk kemi dëgjuar në atë kohë për këtë “trimëri”.
U përdorën aq elozhe, aq epitete, aq emfazë ligjërimore nëpërmjet zyrës së propagandës, sa nxjerrja e zorrëve ishte me e pakta. Gjithçka u ndërtua për të zhvlerësuar, sado pak, faktin e një realiteti të sanksionuar, autorë të cilit ishin dyshja Bush-Berisha, dhe për të ndëfutur aty realitetin e sotëm Rama-Vuçiç, të copëtimit të Kosovës.
Skenari funksionoi dhe të fituar dolën të dy. Dhe Rama personalisht dhe Vuçiç. Rolet ishin ndarë e përcaktuar.
Madje shpërblimin për këtë rol e morën dhe me mbështetje për zgjedhjet e ardhshme. Serbia ju gëzua dhe një përfitimi ekonomik ekzemplar me rrugën Nish-Beograd, pak më vonë. Ndërsa Rama u përcoll me një të kënduar “O Sole mio” i Ballkanit, si përqeshje e sinqertë dhe e gëzuar serbe nga Daçiç.
Dhe vërtet dielli ja kishte ndihur dhe për serbët, përderisa “faktori” i stabilitetit në rajon, “karikatura” e shqiptarëve e veshur shik, kishte pranuar me qef “UKLANJENJA BREČA-n”.
Që shqip-shqip quhet as më shumë e as më pak TRADHËTI KOMBËTARE, për të mbajtur në dorë brekët e pushtetit.
E kjo “heqje brekësh” sot është duke u shpërfaqur nē gjithë dimensionin e saj të nguljes së thikës pas shpinës së kombit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk