Debat i ashpër mes Sasës dhe Labinotit para gjumit: Pyetja “A e ndien veten shqiptare?”, ndez tensionet në shtëpi

Mbrëmë, pak para orarit të gjumit, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një debat i fortë mes Sasa dhe Labinotit.
Një video e publikuar në rrjet ka zbuluar momentet kur Sasa shihet duke shkuar drejt krevatit të Labinotit për ta përballur pas një bisede që duket se e ka prekur emocionalisht.
Sipas asaj që dëgjohet në video, Labinoti dyshohet se e ka pyetur Sasen: “A e ndien veten shqiptare?”. Kjo pyetje duket se e ka nervozuar thellë Sasen, e cila e ka kundërshtuar menjëherë.

E irrituar, ajo i drejtohet Labinotit duke i thënë: “Çka deshe të thuash, a e ndien veten shqiptare? Ti je shumë i ligë, je burrë i ligë”.
Në përgjigje të reagimit të saj, Labinoti dëgjohet duke thënë: “Mfal? Në rregull. E përmendim në prime”.
Sasa, e cila vijon të jetë e nervozuar nga pyetja e tij, përsërit: “Çka deshe të thuash, a e ndien veten shqiptare?”
Ndërsa në kulmin e acarimit të saj, ajo i përgjigjet me një “jo”, duke e bërtitur nga nervoza. Më pas shton me zë më të ulët, por me vendosmëri: “E di populli shumë mirë kush jam. Unë jam Saranda Hoda”.
Kjo situatë ka ngritur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku përdoruesit po diskutojnë pyetjen e Labinotit, reagimin e Sasës dhe kufijtë e një bisede të tillë brenda një formati televiziv.
Tani mbetet të shihet se si do të trajtohet kjo çështje në spektaklin e sotëm të mbrëmjes, pasi të dy banorët pritet të përballen me opinionistët dhe me reagimin e publikut për këtë debat të ndjeshëm. /Telegrafi/












































