Deanovski: Punonjësit e gjykatave po ikin për shkak të pagave të ulta

Gjykatësit nuk kanë të drejtë të kërkojnë të drejta që burojnë nga marrëveshjet kolektive të nënshkruara nga sindikatat. Kështu vlerëson Tërpe Deanovski kryetar i Sindikatës së punonjësve administrativ, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare, pasi sipas tij, gjykatësit janë zyrtarë dhe jo punonjës dhe prandaj edhe nuk kanë të drejtë të mbështeten dhe të kërkojnë në të drejta që punëtorët i kanë fituar nga Marrëveshja Kolektive.
Për të është i palogjikshëm është fakti se gjykatësit padisin dhe ngrenë procedura penale për të fituar nga ato të drejta.
“E thamë disa herë, gjyqtarët në mënyrë të pabazuar dhe jashtë çdo logjike, padisin në bazë të marrëveshjeve kolektive, të cilat janë nënshkruar nga sindikatat. Duhet ta dini se gjykatësit janë funksionarë, gjykatësit nuk janë punëtorë. Gjykatësit janë të njëjtë funksionarë si të tjerët, qoftë ministër, deputet, zëvendësministër, kryeministër, po edhe kryeparlamentar. Nuk mundet që një funksionarë të padis për të drejta nga marrëveshja kolektive të cilat vlejnë për ne punonjësit”, tha ai.
Deanovski njofton se tre vitet e fundit nuk është miratuar asnjë plan për punësime të reja në gjykata edhe pse shumë punonjës ikin për shkak të pagave të vogla. Thotë se situata është alarmante.
“Askush nuk ka rroga momentalisht, derisa të lëshohen rrogat për të gjithë të punësuarit në gjykata. As gjykatësit, askush. Sot pritet të merret vendim lidhur me Buxhetin e Këshillit Gjyqësor. Ju rekomandoj që të marrin vendim që rrogat të lëshohen edhe me shtesa për të gjithë të punësuarit. Nëse nuk merret një vendim i tillë, veçmë punonjës të katër gjykatave kërkojnë ndërprerje të punës, presim të vendosim nëse do të jetë protestë. Nga ana jonë e thamë që nuk do t'i presim të gjithë, ata që duan të shprehin paknaqësi le të na bashkohet”, tha Deanovski.
Thotë se nga protestat eventuale të gjykatave më së shumti do të humbin qytetarët, megjithatë thotë se protesta sjell dënime për punonjësit e gjykatave të cilët në fund dënohen me minus 40 përqind nga rroga. Ai shtoi se pavarësisht protestave të shumta, shteti dhe institucionet deri më tani nuk kanë dëgjuar kërkesat dhe për nevojat reale të punëtorëve gjyqësorë.

















































