Është shpallur tashmë zyrtarisht edhe finalisti i tretë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother Albania 2.

Deamishel është banorja e cila fitoi votat e publikut në një televotim për të preferuarin ku të nominuar ishin: Dea, Qetësori, Nia dhe Kristi.


Dea e cila me profesion është arkitekte por njihet më shumë si moderatore e Top Channel, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që në ditën e parë të spektaklit më 24 dhjetor 2022.

unknown 342719907 600436438691620 3014543254565095211 n

Përndryshe, finalen e madhe e kanë siguruar edhe banorët Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2 do të mbahet të shtunën e datës 6 maj. /Telegrafi/