De Niro vazhdon me sharjet kundrejt Donald Trumpit

Robert De Niro ka vazhduar me sharjet kundrejt presidentit amerikan, Donald Trump, edhe në ceremoninë e Tony Awards.
Aktori legjendar ka qenë gjithmonë i hapur me kundërshtimet e tij ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa në shumë raste nuk i ka kursyer fjalët ndaj tij.

Ngjashëm ka vepruar edhe në ceremoninë e të dielës mbrëma, kur është ngjitur në skenë për të ndarë një çmim.
Në fjalimin e tij, 74-vjeçari ka thënë se duhet të vazhdojnë aktivitetet kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Teksa përdorimi i fjalëve sharëse kundrejt tij, ka marrë mbështetje të madhe nga publiku.

Brohoritjet dhe duartrokitjet e kanë shoqëruar komentin e tij kundër presidentit amerikan.
Natyrisht se fjalimi i tij është bërë hit në rrjetet sociale, ashtu që videoja e sharjes së Trumpit është shpërndarë shumë në Twitter. /Telegrafi/






























































