LAJMI I FUNDIT:

De Ligt: Pirlo më modern se Sarri, Juventusi ka ndryshuar me të

De Ligt: Pirlo më modern se Sarri, Juventusi ka ndryshuar me të

Matthijs de Ligt ka thënë se stili i lojës së Andrea Pirlo është ‘më modern’ se ai i Maurizio Sarrit dhe zbulon se çfarë ka ndryshuar Juventus këtë sezon.

De Ligt bëri debutimin e tij sezonal në fitoren e Zonjës së Vjetër 2-0 kundër Cagliarit të shtunën mbrëma pas një operacioni në shpatull që ai pësoi në gusht.

“Ishin muaj të vështirë, unë punova aq shumë që të kthehesha dhe të luaja. Jam shumë i lumtur, për të gjithë ekipin”, ka thënë fillimisht De Ligt për Sky Sport.


Formacioni më i shtrenjtë në Serie A me 21 vjeçar – Kumbulla në krahë të De Ligt e Hakimi
Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë në Serie A me 21 vjeçar – Kumbulla në krahë të De Ligt e Hakimi

“Ishte një periudhë e vështirë, por vuajtjet ndonjëherë mund të jenë pozitive. Kam luajtur disa ndeshje me shpatull të lënduar, por jam i lumtur që fituam kampionatin sezonin e kaluar”.

“Ne kemi një mentalitet tjetër. Vitin e kaluar ne donim të bënim presion lartë, por me Pirlon ne luajmë një futboll më modern. Ne mbrojmë një kundër një duke lënë shumë hapësirë ​​pas nesh. Më pëlqen, e bëja të njëjtën gjë në Ajax”.

“Ne kemi vend për përmirësim”, shtoi mbrojtësi holandez.

Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti
Lexo po ashtu Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

“Së shpejti do të arrijmë 100 për qind, pasi tani jemi në 70 për qind të potencialit tonë. Ka shumë ekipe të forta këtë sezon, kampionati është më i vështirë dhe më stimulues”.

“Ne kemi shumë kundërshtarë: Milan, Inter, Lazio, Atalanta dhe Napoli. Është një kampionat i vështirë, por ne jemi përqendruar vetëm te vetja jonë, pasi kemi një ekip shumë konkurrues për të fituar titullin”, përfundoi De Ligt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori