De Ligt arrin në Torino me aeroplan privat, të mërkurën vizitat mjekësore te Juventusi

Blerja më e madhe e Juventusit në këtë afat kalimtar është padyshim Matthias de Ligt.
Holandezi ka zbritur në Torino në ora 22:30 me një aeroplan privat të martën në mbrëmje.
Aty është pritur nga zyrtarët e Juventusit, nga ku do të vazhdojë në hotelin e klubit, ku pastaj nesër do t’i kryejë testet mjekësore.
De Ligt është blerë nga italianët për 75 milionë euro prej Ajaxit. Ai u shpreh i lumtur që erdhi te Juve duke i përshëndetur tifozët.
Juventusi e ka fituar garë me klube si Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































