LAJMI I FUNDIT:

De Boer: Barca më shumë ekip se sa Reali, e fiton El Clasicon

De Boer: Barca më shumë ekip se sa Reali, e fiton El Clasicon

Ish-mesfushori holandez i Barcelonës, tash trajneri i njohur, Frank De Boer, beson se Barcelona do ta fitojë El Clasicon të dielën.

Holandezi fitoi titullin me Barcelonën në sezonin 1998-1999 dhe beson se identiteti ekipor i ish ekipit të tij mund ta ndihmojë klubin që ta fitojë betejën vendimtare për titull.

Barcelona ka tri pikë më pak se Reali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por me një fitore në Clasico katalanasit do të jenë në vendin e parë falë statistikës së mirë kokë më kokë.


“Top lojtarët e botës luajnë në Spanjë. Klubet spanjolle në vitet e fundit kanë dominuar Ligën e Kampionëve, sidomos Messi dhe Ronaldo, që janë lojtarët më të mirë të botës”.

Krejt lajmet rreth El Clasicos
Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth El Clasicos

“Është për atë se kush është më në formë. Tani për tani është e barabartë. Real Madridi është stabil këtë vit në secilin pozicion. Ata mund të shënojnë me Ronaldon, Ramosin, Moratan dhe Balen. Ata kanë shumë yje dhe mund të luajnë me të gjithë lojtarët në dispozicion”.

“Barcelona në sytë e mi është më shumë ekipore. Ata kanë ide për atë që luajnë. Neymar ka ngritur formën, Messi është i mprehtë me Suarezin. Mendoj se të dy janë në formë dhe është vështirë të caktohet se kush fiton, por unë besoj se Barca do të dalë triumfuese”, u shpreh De Boer.

El Clasico zhvillohet të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori