LAJMI I FUNDIT:

De Biasi ka grumbulluar 37 lojtarë të rinj, cilët janë ata që rrezikojnë

De Biasi ka grumbulluar 37 lojtarë të rinj, cilët janë ata që rrezikojnë

Gianni De Biasi e ka ndryshuar në mënyrë thelbësore Kombëtaren shqiptare. Në ndryshim total nga paraardhësi i tij Josip Kuzhe, italiani rreket më shumë të provojë lojtarë të rinj, duke kërkuar në një farë mënyre që të sigurojë të ardhmen.

Në harkun kohor të tri viteve (e mori zyrtarisht drejtimin e kombëtares më 3 janar 2012), trajenri ka grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren plot 37 lojtarë, nga të cilët janë tetë që nuk kanë mundur të luajnë qoftë edhe një minutë të vetme.

Ndërkohë, ka disa prej tyre që realisht rrezikojnë që të mos grumbullohen më, kjo në varësi të formës që ata po shfaqin aktualisht ose në të ardhmen në klubet e tyre.

Të grumbulluarit
De Biasi e mori skuadrën në një moment ndryshimi brezash dhe pakkush pati besim se ai do të mund të krijonte një ekip solid. Por italiani ndërmori një fushatë të gjerë në Evropë dhe Ligën Superiore, duke u munduar të afronte dhe provonte sa më shumë lojtarë të rinj për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese.


Kështu, duke filluar që nga Etrit Berisha, Erjon Dushku, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Renato Arapi, Alban Meha, Burim Kukeli, Bruno Telushi, Migjen Basha, Valdet Rama, Hair Zeqiri, Erjon Vucaj, Armando Vajushi, Bekim Bala, Armando Sadiku, Edgar Çani dhe shumë e shumë të tjerë janë që të gjithë lojtarë të thirrur në përfaqësuese për herë të parë nga italiani.

Në total, deri tani janë stërvitur të paktën një herë nga De Biasi 62 lojtarë, nga të cilët 37 janë grumbulluar prej tij për herë të parë, 8 janë grumbulluar për herë të parë nga Josip Kuzhe, 6 nga gjermani Hans Peter Brigel, 5 nga Oto Bariç, 4 nga Ari Han, 1 nga Sulejman Demollari dhe 1 nga Neptun Bajko.

Siç shihet, diçka më shumë se gjysma e këtyre futbollistëve është grumbulluar për herë të parë nga tekniku aktual, çka tregon edhe një herë se De Biasi, jo vetëm kërkon të ndërtojë një skuadër për të ardhmen, por tenton edhe t’u japë një shans lojtarëve të Superiores.

Të rrezikuarit
Ndërkohë, duhet thënë se tekniku vërtet u ka dhënë një shans shumë lojtarëve të rinj apo edhe që ishin “harruar” disi nga paraardhësit në stafin kuqezi, por ka edhe nga ata që vështirë se do të mund të grumbullohen sërish.

Kjo, natyrisht për shkak të rendimentit të dobët që ata kanë treguar në radhë të parë në Kombëtare dhe, për më tepër, vijojnë të mos shkëlqejnë aq sa duhet as në klubet ku aktivizohen. Kësisoj, duket se kanë humbur ftesën kuqezi emra si: Vullnet Basha, Renato Arapi, Fidan Aliti, Agon Mehmeti, Jurgen Gjasula, Emiljano Veliaj, Azdren Llullaku, Erjon Dushku, Ilir Berisha, Bruno Telushi, Erjon Vucaj, por edhe një si Edgar Çani. G

jithnjë nëse këta lojtarë nuk do mund të kthehen në formën e tyre më të mirë dhe ta bindin sërish De Biasin që t’i grumbullojë dhe aktivizojë në Kombëtare.

“Merrni kuqezinjtë se kushtojnë pak”
Trajneri i Kombëtares shqiptare nuk lë rast pa sponsorizuar lojtarët e shqiptarë në mediat italiane. Edhe dje, gjatë një interviste radiofonike, teksa më së shumti është pyetur në lidhje me kampionatin italian, De Biasi është ndalur edhe te Kombëtarja shqiptare.

“Kampionati i sivjetshëm do të fitohet sërish nga Juventus. Të paktën ky është mendimi im. Pas tyre vjen Roma dhe Napoli. Secila nga këto skuadra kanë nga një yll”, por Juve bën diferencën si skuadër në grup. Shqiptarët e Kombëtares? Mund të them pa frikë sa janë disa prej tyre që mund të luajnë shumë mirë në kampionatin italian, në Serinë A. Kushtojnë pak dhe janë realisht të talentuar, por do t’u lutesha që të mos më detyronit të përmend emra, sepse nuk do të ishte e moralshme nga ana ime”, ka theksuar tekniku i Kombëtares shqiptare.

Aktualisht në elitën e futbollit italian luajnë Elseid Hysaj tek Empoli, Migjen Basha te Torino (është i dëmtuar), Samir Ujkani te Palermo, si dhe treshja e Lazios: Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha. /Panorama-Sport/

Në trend Sport

Më shumë

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Milot Rashica nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë ndaj Athletic Bilbaos

Milot Rashica nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë ndaj Athletic Bilbaos

Liga e Evropës
Barcelona dhe Liverpooli  mund të mos përballet deri në finalen e Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Liverpooli mund të mos përballet deri në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

La Liga
Kalo në kategori