Legjenda spanjolle, David Villa, ka bërë homazh pesë lojtarëve që sipas tij janë më të mirët që kanë veshur ndonjëherë fanellën e Barcelona.

Në një intervistë, Villa vendosi Lionel Messin në krye të listës, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë në histori dhe dikë që ka ripërcaktuar futbollin gjatë kohës që kanë luajtur së bashku në Camp Nou.


“Pesë lojtarët e mi më të mirë të Barçës? Messi i pari, pastaj Andres Iniesta, Xavi, Ronaldinho – të cilët ndryshuan futbollin spanjoll – dhe Luis Enrique, idhulli im për shpirtin e tij luftarak”, deklaroi Villa.


Ish-sulmuesi shtoi se të luash përkrah legjendave të tilla ishte një ëndërr e bërë realitet.

43-vjeçari luajti për tre vite te Barcelona nga 2010 deri më 2013, derisa në 119 ndeshje shënoi 48 gola dhe dhuroi 24 asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app