LAJMI I FUNDIT:

David McAllister, i kënaqur me pajtimin e arritur në Shqipëri

David McAllister, i kënaqur me pajtimin e arritur në Shqipëri

Europarlamentari David McAllister, përshëndeti arritjen e ujdisë mes kryeministrit të Shqipërisë, EdiRama, e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane, iniciatori i marrëveshjes Rama-Basha, David McAllister reagoi për herë të parë, pasi Rama dhe Basha gjetën gjuhën e përbashkët duke i dhënë fund krizës politike. McAllister, paketa e të cilit – me disa integrime të reja – solli edhe rezultatin e shumëpritur, shkruan se është i kënaqur që përpjekjet e tij, të BE-së dhe SHBA-ve i dhanë fund krizës.


Marrëveshja e plotë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës
Lexo po ashtu Marrëveshja e plotë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

“Unë jam i kënaqur që përpjekjet dhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qenë të suksesshme. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen, kur Qeveria dhe opozita kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin”, shkruan McAllister.

Edhe agjencia gjermane e lajmeve, DPA, shkruan se Qeveria dhe opozita i dhanë fund konfliktit disa mujor në Shqipëri. Bazë për këtë ishte një kompromis i ofruar nga BE, por që u arrit me ndihmën e SHBA-së. Në thelb të kompromisit qëndrojnë garancitë për zgjedhje të lira. Opozita e bllokoi Parlamentin dhe refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, pas akuzave të saj se Qeveria është e implikuar në kriminalitetin e organizuar.

Opozitës i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe katër ministri të rëndësishme e pozicioni i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet e parashikuara për më 18 qershor shtyhen. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori