Veprat flasim në shumë se fjalët, shpesh do t’i themi edhe vetes, mirëpo a do të aplikojmë të njëjtën gjë edhe në dashuri? Ekspertët thonë që meshkujt do të duhej të bënin pikërisht këtë.
Meshkujt janë fjalërëndë, edhe pse zakonisht të parët i thonë dy fjalët e magjishme “të dua”, pastaj këto fjalë vështirë u dalin nga goja.
Mirëpo, meqë veprat flasin më shumë se fjalët, ekspertët rekomandojnë disa çështje patjetër duhet t’i bëni në mënyrë që të dashurës suaj t’ia shprehni dashurinë.
Nuk duhet harruar se një martesë e lumtur lidhet me dashurinë. Është koha e duhur t’i shfaqni, demostroni bashkëshortes dashurinë tuaj për të pasur një jetë sa më të lumtur bashkëshortore. Dhe nuk është aq e vështirë sa duket. Ja dhjetë rrugë për t’i folur bashkëshortes tuaj për dashurinë.
1. Mos kërkoni pretekste për të treguar dashurinë tuaj
Mbani dorën e bashkëshortes dhe buzëqeshini duke e shikuar drejt në sy. Kjo do t’i pëlqejë dhe do ta bëjë të ndihet e vlerësuar.
2. Përpiquni t’ia përsërisni shpesh dhe përzemërsisht fjalën “të dua”
Mos mendoni “Pse t’ia them? Sido që të jetë e di”.
3. Tregohuni të gatshëm për të ndarë pak kohë me familjen
Mos prisni që gruaja të bëjë të gjitha punët. Ndihmojeni në punët e shtëpisë pa jua kërkuar ajo.
4. Mos u mërzisni nga dëgjimi i ëndrrave të saj dhe përpiquni t’ia realizoni
Vendosni para vetes disa objektiva për të arritur dëshirat tuaja si çift.
5. Bëni atë që nuk e bëjnë shumë burra dhe kujtoni ditët e rëndësishme bashkë me detajet përkatëse
Krahas ditëve të veçanta si përvjetorët, ditëlindjet. Nëse kujtoheni dhe për hollësi tjera si lulet e preferuara dhe çokollatat do të arrini një surprizë më të këndshme.
6. Çuditeni bashkëshorten
P.sh një propozim për darkë jashtë pa pasur asnjë shkak ose dhurata më të vogla do të mjaftojnë për t’i fituar zemrën.
7. Dëgjoni alternativat e zgjidhjeve të saj përballë çfarëdolloj problemi
Shfrytëzoni mendimet dhe eksperiencën e saj. Nëse veproni gjithnjë sipas mendimit tuaj kjo do të shkaktojë një ndjenjë mosbesimi tek ajo dhe do të ndihet e pavlerësuar.
8. Tregohuni tolerantë ndaj gabimeve. Hiqni dorë nga nervozizmi për gjëra të vogla
Një fjalë e thjeshtë e thënë gjatë grindjes mund të hapë plagë të thella, shërimi i të cilave është shumë i vështirë. Gratë falin por kurrë nuk harrojnë. Këtë mos e harroni.
9. Nëse e keni fyer apo ofenduar përpiquni t’ia fitoni zemrës pa humbur kohë
Nëse do t’ia lini kohës mund të përballeni me zemërime më të mëdha.
10. Tregojini që jeni gjithnjë me të dhe mbështesni çdo vendim të saj
Mbani fjalën e dhënë. Cilësia më e rëndësishme që kërkon një grua tek burri është besueshmëria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë