LAJMI I FUNDIT:

Dashuria ndaj kafshëve në fshatin Dobërçan, shembull për t’u admiruar (Video)

Dashuria ndaj kafshëve në fshatin Dobërçan, shembull për t’u admiruar (Video)

Fshati Dobërçan, i Komunës së Gjilanit, njihet si vendi më i pastër në Kosovë. Banorët e këtushëm, përveç që kujdesën për pastërtinë e tij, ata kanë edhe një kujdes të shtuar  ndaj kafshëve.

Agron Murseli, është njëri prej tyre. Ai me vetiniciative, ka ndërtuar  shtëpiza të ndryshme  dhe i ka vendosur në pemët e fshatit, për t’i ushqyer zogjtë dhe shpendët në përgjithësi.


Ai ka thënë se e gjithë kjo ide erdhi si rezultat i dashurisë që ka ndaj tyre.

“Meqë në stinën e dimrit ka mungesë të ushqimit për kafshët, kam vendosur të ndërtojë këto shtëpiza që janë edhe të mbuluara për të mos iu lagur ushqimi atyre. Këto shtëpiza kanë bukë, misër të bluar, grurë. Meqë lumen e kanë afër nuk kam parë të nevojshme të vendos ujë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, banori i fshatit Agron Murseli.

Më të hyr në këtë fshat do të ndeshësh me shumëllojshmëri të këtyre shtëpizave, të cilat përveç rëndësisë, i japin edhe fshatit një pamje tërheqëse.

Agroni ka thënë se të gjithë ne duhet të kujdesemi për këto krijesa të bukura, në këtë kohë të ftohtë dimri,  pavarësisht vendit.

“Këtë e kemi bërë për shkak të dashnisë së madhe për kafshët”, deklaron më tej Agron Murseli.

Por, jo vetëm për zogjtë. Agron Murseli  po kujdesët edhe për qentë. Tashmë edhe ata kanë ku të strehohen e me çka të ushqehen.

“Duke parë qen rrugëve kam ndërtuar edhe këtë shtëpizë në mënyrë që ndonjë qen endacak të vij të strehohet këtu, ndërkohë që unë u sjellë edhe ushqim kohë pas kohe”, shprehet më tej Agron Murseli.

Cicërima e zogjve në shtëpizat e tyre, e zhurma që krijonin rosat në lumin aty pranë krijohet një atmosferë ndryshe nga fshatrat tjerë.

Agron Murseli, ka thënë se me këtë iniciativë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori