Kur kamera u kthye nga Sir Alex Ferguson në derbin e Mançesterit, pak minuta pasi Ilkay Gundogan shënoi gol për 2-0, tifozët kanë vërejtur diçka që nuk shihet shumë shpesh.

Trajneri legjendar i Djajve të Kuq ishte ulur afër ish-shefit ekzekutiv David Gill, por ulëset e tyre kishin një detaj dallues.


Ferguson kishte kërkuar që logoja e Manchester Cityt të mbulohet në karrigen e tij.

sir alex ferguson reaction (Sky Sports)

Kjo gjë më pas u ndjek edhe nga Sir Bobby Charlton dhe zyrtarë tjerë të Unitedit, përfshirë edhe Ed Wooward.

Kjo normalisht që u prit mirë nga tifozët e Man Utd, ata e përshëndetën këtë gjest me të madhe në rrjetet sociale.

Normalisht që nuk munguan edhe talljet për tifozët kundërshtarë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të skuadrës së Jose Mourinhos, të cilët fillimisht ishin duke humbur 2-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app