LAJMI I FUNDIT:

Dashuria e Fjollës mes muzikës dhe drejtësisë

Dashuria e Fjollës mes muzikës dhe drejtësisë

Intervistoi: Aroma Aliti

Fjolla Jahiu, një vajzë e re me plot ambicie. Që në moshë shumë të hershme ka filluar të këndojë dhe të kuptojë se muzika fle në zemrën e saj dhe se zëri i saj është i veçantë. Familja gjithnjë e kanë përkrahur në këtë drejtim, andaj dhe kjo ka bërë që ajo të jetë pjesë e shumë aktivitete kulturore. Sot, Fjolla është kthyer si një nga këngëtaret e reja më të pëlqyera nga të rinjtë në qytetin e Tetovës.


E intervistuar nga Telegrafi Maqedoni ajo rrëfeu dhe për përkushtimin e saj në një sferë tjetër, në profesionin e saj të ardhshëm si avokate. Gjithsesi, kjo nuk e anashkalon faktin që ajo do të vazhdojë të merret me muzikë dhe gjithashtu të realizoj planet e saja për të krijuar projektet e saja muzikore.

Vitet e fundit Fjolla ka qenë pjesë e shumë mbrëmjeve muzikore, e veçanërisht gjatë stinës së verës ku jeta e mbrëmjes është shumë e frekuentuar. Nuk duhet anashkaluar fakti se ajo gëzon sukses shumë të mire edhe në studimet e saja në degën e juridikut. Ndryshe, Fjolla në një moshë shumë të vogël ka marrë pjesë në dy talent show si “The Voice” dhe “X-Factor”, por mosha e saj ka bërë që ajo mos mund ta vazhdojë kompeticionin më tej.

Kush është Fjolla për ata që se njohin?

Unë jam Fjolla Jahiu, studente e vitit të dytë në fakultetin juridik pranë UT-së dhe po ashtu ndjek trajnime në një zyrë avokature. Tanimë një kohë bukur të gjatë merrem me muzikë në kohën e lirë.

Kur ke filluar të merresh me muzikë dhe të kuptosh se t’i e ke këtë talent?

Dashurinë për muzikën e kam shfaqur që në moshë mjaft të njomë kur edhe këndoja nëpër shtëpi çdo moment të ditës. Që në fëmijëri kam kënduar në evente të ndryshme që janë organizuar nga shkolla fillore ku mësoja, dhe në shkollë të mesme ku kam kënduar këngë të ndryshme nëpër aktivitete. Kam ndjekur edhe një kurs të kitarës për disa muaj me radhë tek Shift Center në Tetovë, e cila më dha një mbështetje në hobin që tani vetëm kisha filluar.

Cila është eksperienca jote më e bukur në sferën e muzikës dhe prej të cilës ke përfituar një mësim njëkohësisht?

Të këndosh, të jesh mes publikut janë eksperienca të ndryshme e të pa përshkrueshme që të bëjnë të japësh gjithçka nga vetja. Duke marrë parasysh numrin e eventeve nëpër të cilat kam marrë pjesë e kam mjaft të vështirë të veçoj ndonjë moment, megjithatë, mbrëmja e parë e imja me audiencë të rinjsh ka qenë një vrull adrenaline dhe emocionesh kur ata këndonin çdo këngë fjalë pas fjale. Momentet e këtilla janë ato momente kur me të vërtetë e kuptoj se sa shumë e dua këndimin dhe muzikën, dhe se nuk duhet të ndaloj kurrë, sepse jam fiks aty ku duhet të jem.

A mendon se artistët në përgjithësi kanë përkrahje nga shteti dhe mund të arrijnë suksese në këtë vend?

Jam shumë skeptike që shteti ynë ka vesh për artistët e rinj, apo ti mbështesë. Po mbështeten ata që kanë mbështetje politike.

A pritet ndonjë projekt muzikor nga Fjolla?

Po kam në plan që të realizojmë një këngë, por duhet pasur parasysh që jam studente e juridikut dhe po fokusohem në studime, megjithatë po bëjmë përpjekje maksimale për krijimin e diçkaje të bukur, dhe e gjithë kjo falë mbështetjes së familjes.

Cili është mesazhi yt për rininë?

Mesazhi im për të gjithë miqtë e mi dhe kolegët është, ndiqni ëndrrat tuaja me çdo forcë që gjendet brenda jush, dhe kurrë mos hiqni dorë. Edhe nëse dikur bëhet e lodhshme e shteruese, mbajeni mend që puna juaj e palodhur pa dyshim do të shpërblehet, dhe suksesi do të jetë i pashmangshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori