Në Lyoyang të Kinës një burrë e argëton gruan me muzikë, sepse ajo është e paralizuar dhe nuk mund të ngrihet nga shtrati.

Muzika 2


Huang Suo për çdo ditë gjatë 25 viteve të fundit, i ka rënë instrumentit erhu që ka tingull të ngjashëm me violinën, transmeton Telegrafi.

Muzika 3

Në mënyrë që ta argëtojë Gao Aixian, burri 70-vjeçar qëndron në cep të shtratit duke ekzekutuar në instrumentin harkor.

Përpos kësaj, Huang i lexon asaj romane, lajme nga gazetat, si dhe i tregon për ndodhitë në qytet sepse ajo është e paralizuar.

Muzika 4

Të gjitha këto ai i bën pasi të ketë përfunduar obligimet rreth shtëpisë, ku jeton i vetmuar me gruan që ka regjim shtrati shkaku i sëmundjes.

Ky burrë i përkushtuar ndaj gruas punon si pastrues rrugësh, ku merr një rrogë shumë të vogël. /Telegrafi/