LAJMI I FUNDIT:

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve
iStock

Veprim keqdashës dhe një zakon i keq

Nuk ka asgjë të keqe të bësh thashetheme për gjithë botën, sepse realisht ka diçka tërheqëse në idenë të folurit për të tjerët, detajet e jetës së tyre, familja, puna etj. Por, nëse miqtë e tu janë ata që flasin pas krahëve për ty, ose kolegë apo të afërm të komentojnë për çështje të ndryshme, atëherë kjo nuk është dhe aq argëtuese.


Të flasësh pas krahëve për dikë është shpesh keqdashëse dhe një zakon i keq, por tre shenja të horoskopit janë të prirura që ta bëjnë gjithnjë këtë gjë. Ndryshe, ata njihen si persona që vdesin të bëjnë thashetheme, por situata ndonjëherë u del jashtë kontrollit. Ja për cilat shenja bëhet fjalë:

Binjakët

Si një shenjë e sunduar nga Mërkuri, një Binjak nuk ka asnjë shqetësim kur flet pas shpine për dikë. Nëse u tregoni diçka të këndshme, ata do të telefonojnë menjëherë nënën e tyre, do t’i dërgojnë mesazh partnerit/es dhe do të njoftojnë në grupin që kanë në telefon për të shpërndarë lajmin.

Ndonëse në pamje të parë duket si miqësor/e dhe i/e besueshëm/me, një Binjak është kampion kur vjen puna te thashethemet.

✓ | gender neutral gif series, gossip girl - 019 ✧ serena & blair - Wattpad

Gaforrja

Shumica e Gaforreve kanë një grup të vogël miqsh, me të cilët qëndrojnë më afër dhe dinë si t’i mbrojnë me çdo kusht. Nëse jeni pjesë e këtij rrethi të ngushtë, ata do t’ju mbështesin gjithmonë pa marrë parasysh pasojat. Por, nëse jeni jashtë rrethit ata, do të bëjnë gjithnjë thashetheme për ju sepse e konsiderojnë këtë një “lojë të ndershme”.

Gaforreve u pëlqen të trazojnë ujërat, të shohin nga dritarja dhe të komentojnë fqinjët, kush po ndahet, kush po martohet apo kush humbi punën. Për të lindurit e kësaj shenje, nuk ka asgjë më intriguese se thashethemet.

Disa mënyra për të ndaluar së interesuari se çfarë mendojnë të tjerët për ju
Lexo po ashtu Disa mënyra për të ndaluar së interesuari se çfarë mendojnë të tjerët për ju

Virgjëresha

Virgjëreshat kanë një mënyrë specifike për t’i bërë gjërat, madje dhe kur vjen puna tek thashethemet. Nëse doni të ndryshoni punë, keni lëvizje në pjesën e karrierës, po martoheni apo divorcoheni, ata kanë diçka për të thënë. Më pas ata do të vrapojnë që ta ndajnë këtë bisedë me palët e treta.

Virgjëreshat do flasin gjithmonë për të tjerët, do jenë çështjet më pikante për t’i komentuar dhe shpesh përjashtojnë faktin se çfarë mendojnë të tjerët, mjafton që të argëtohen vetë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar

Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar

Stil
Kalo në kategori