Kërcënimi i terrorizmit global po bëhet gjithnjë e më i decentralizuar me grupe si Shteti Islamik që po përhapin tentakulat në rajone, përfshirë Azinë Juglindore, Kaukazin Verior në Rusi dhe Afrikën, tha Departamenti i Shtetit në raportin vjetor për terrorizmin.
Departamenti i Shtetit tha se Shteti Islamik vazhdoi të ishte kërcënimi më i madh në shkallë globale vitin e kaluar.
Në raport thuhet se ndërsa disa nga forcat e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak u dobësuan në gjysmën e dytë të vitit 2015, luftëtarët e këtij grupi terrorist, arritën të ndërmarrin një sërë sulmesh në vende të tjera, përfshirë Francën dhe Turqinë.
Lidhur me Kosovën, raporti i Departamentit të Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht atje që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste. Rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, thuhet në raport, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin el-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë.
Grupet e dhunshme ekstremiste kanë përdorur në mënyrë aktive mediat sociale për të përhapur propagandë dhe rekrutuar njerëz, thuhet në raport. Në vitin 2015, në Kosovë nuk ka patur incidente terroriste, edhe pse policia ka arrestuar të dyshuar për planifikimin e sulmeve të tilla. Në shtator, thotë raporti, Qeveria e Kosovës miratoi një plan gjithëpërfshirës strategjie dhe veprimi për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit, aftësia e Kosovës për të ushtruar autoritetin e saj në veri është përmirësuar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por të dy vendet ende nuk e kanë zbatuar plotësisht marrëveshjen.
Edhe pse Kosova dhe Serbia fqinje zakonisht nuk bashkëpunojnë në çështjet e kundër terrorizmit, thotë DASH, qeveritë kanë një plan për Menaxhimin e Integruar të Kufirit që nga viti 2013 dhe kanë marrë pjesë në trajnime të përbashkëta të sponsorizuara nga SHBA. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për Luftën kundër ISIS-it dhe ka ndërmarrë hapa për të mbështetur përpjekje të ndryshme brenda aftësive të saj. Ajo është fokusuar kryesisht në frenimin e luftëtarëve të huaj terroristë, si dhe në frenimin e financimeve për grupet terroriste.
Kosova ka një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha aspektet penale që lidhen me terrorizmin. Kodi Penal i Kosovës ruan modelin e OKB-së në legjislacionin penal kundër terrorizmit dhe penalizon të gjitha format e terrorizmit, duke përfshirë ndihmën, lehtësimin, rekrutimin, trajnimin, dhe nxitjen për të kryer akte terrorizmi, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
Më 12 Mars, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konfliktet e huaja. Ligji hyri në fuqi më 18 prill.
Sipas raportit, autoritetet kanë qenë pa përvojë në trajtimin e rasteve të terrorizmit, dhe komunikimi si dhe shkëmbimi i informacioneve mes agjencive të ndryshme mbeti një sfidë.
Vitin e kaluar, thuhet në raportin e DASH, prokurorët kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar punën në trajtimin e rasteve të lidhura me terrorizmin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë