LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja thotë se Beogradi duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog

SHBA-ja thotë se Beogradi duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është deklaruar lidhur me zgjedhjet e fundit në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, nuk u shpreh hollësisht për ndikimin e këtyre ngjarjeve në marrëdhëniet SHBA-Serbi, por theksoi nevojën që Serbia të ripërqendrohet në dialogun rajonal dhe të lehtësojë tensionet.

Gjatë një konference për shtyp më 19 dhjetor, Miller deklaroi se çdo incident i dhunshëm gjatë zgjedhjeve, duke përfshirë ata ndaj zyrtarëve zgjedhorë, gazetarëve dhe vëzhguesve, është i papranueshëm dhe SHBA-ja do të angazhohet me autoritetet serbe për të siguruar që këto akuzat të adresohen.


Ai shtoi se qeveria në Beograd duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive me fqinjin e saj, Kosovën dhe të vazhdojë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve rajonale.

“Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, pyetur shpesh në këtë konferencë”, u shpreh Miller.

Në lidhje me akuzat e Kosovës kundër Serbisë për organizimin e një sulmi terrorist më 24 shtator – në të cilin udhëheqësi i dyshuar ishte Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, një grup politik në Kosovë me lidhje të hapura me Beogradin – Miller nuk ofroi një përgjigje të drejtpërdrejtë, por shprehur SHBA-të përkrahjen për të zbuluar dhe trajtuar çdo formë të ndërhyrjes në stabilitetin rajonal.

“Serbia gjithashtu akuzohet për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi”.

KËTU mund ta gjeni konferencën në gjuhën angleze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori