LAJMI I FUNDIT:

“Darka e Lamës” festë që bashkon njerëzit në Gjilan

“Darka e Lamës” festë që bashkon njerëzit në Gjilan

Një tavolinë me ushqime të ndryshme të prodhimeve vendore, ka mbledhur pasditen e së premtes shumë prodhues, qytetarë dhe përfaqësues të komunës së Gjilanit.

“Darka e Lamës” e organizuar nga kjo komunë, ka dërguar mesazhin për të mirat e vendit, dhe falënderimet ndaj fermerëve dhe bujqve.


Në festën tradicionale të falënderimeve, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani tha se sot i falënderohen çdo fermeri, dhe çdo agro-përpunuesi gjilanas për punën që po bëjnë.

“Darka e Lamës është krye-festë pagane e motmotit që shënon mbarimin e verës, ku mblidhen të lashtat, frytet dhe bereqeti. Kjo festë nga koha e moçme ka bashkuar njerëzit nga koha dardano-ilire, ka bashkuar njerëzit me njëri-tjetrin dhe për të ardhmen e tyre. Darka e Lamës nga një fesat tradicionale e rimori peshën që i takonte, madje jo vetëm si pjesë e trashëgimisë kulturore në vitin 2002 kur presidenti Rugova e shpalli festë shtetërore. Gjatë kësaj feste bëhen falënderime për të mirat që na i ka falë Zoti, dhe lutemi që të na dhurojë më shumë të mira në vitin tjetër”, tha Ramadani.

Këta të fundit sipas tij bartin barrën kryesore të prodhimit cilësor dhe rendimentet e arritura.

Në fjalimet falënderuese të kësaj darke nuk mbeti pa u përmendur edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili njihet si krijues i kësaj darke. Të paktën kështu e ka quajtur kryetari i gjilanasve, Lutfi Haziri.

“Si themelues edhe i kësaj tradite dhe Republikës sonë, presidenti Rugova la për trashëgimi, bartjen e kësaj trashëgimie, të këtij testamenti, dhe ne në Gjilan asnjëherë nuk e kemi lënë anash, sepse është pjesë e traditës tonë. Ka qenë vit i thatë për Gjilanin, po vuajmë pasojat e thatësisë, por ka qenë vit i bereqetshëm sa i përket të mirave dhe begatisë, fal punës dhe djersës të qytetarëve dhe njerëzve që punojnë tokën, që jetojnë prej tokës. Dhe natyrisht ata janë pjesa e madhe që kanë dhënë dimensionin e zhvillimit lokal-ekonomik. Sepse bujqësia mbetet promotori më i madh i zhvillimit”, tha ai.

Ai ka uruar që kjo traditë të vazhdojë edhe më tej familjet shqiptare.

I pari i Gjilanit, tha se bereqeti duhet të gëzohet dhe festohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori