LAJMI I FUNDIT:

Dardan Molliqaj tregon pse erdhi në krye të PSD-së

Dardan Molliqaj tregon pse erdhi në krye të PSD-së

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate, pa praninë e mediave, ka zgjedhur sot për kryetar të kësaj partie Dardan Molliqaj.

Molliqaj me votim të fshehtë mori 83.7% të votave, duke marrë kështu postin e të parit të kësaj partie nga Shpend Ahmeti.


Përmes një shkrimi në Facebook, Dardan Molliqaj, i cili ishte i vetmi në garë për kryetar të PSD-së, ka treguar arsyet pse ka pranuar t’i prijë kësaj partie, e cila gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit ishte në koalicion të përbashkët me AAK-në, por nuk arriti të sigurojë asnjë ulëse në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

“Pranova zgjedhjen tuaj që ta udhëheq PSD-në në këtë fazë të vështirë, ngase besoj shumë që tek çdo dështim mbarset një përpjekje e re; dhe besoj shumë që rruga e progresit dhe fitores kalon pashmangshëm nëpërmes dështimeve. Vetëm ata që nuk zmbrapsen para krizave mund të prodhojnë diçka të re në politikë”, shkruan Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Të dashur miq, aktivistë e aktiviste,

Sot Partia Socialdemokrate iu përgjigj thirrjes tuaj për të mos e ndalur përpjekjen, përkundër zhvillimeve të fundit elektorale. Sot treguam që nuk e shohim politikën përmes rezultatit afatshkurtër zgjedhor, por përmes idealeve dhe kauzave që u besojmë.

Pranova zgjedhjen tuaj që ta udhëheq PSD-në në këtë fazë të vështirë, ngase besoj shumë që tek çdo dështim mbarset një përpjekje e re; dhe besoj shumë që rruga e progresit dhe fitores kalon pashmangshëm nëpërmes dështimeve. Vetëm ata që nuk zmbrapsen para krizave mund të prodhojnë diçka të re në politikë.

Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i ri i PSD-së
Lexo po ashtu Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i ri i PSD-së

Përtej iluzionit të ndryshimit, Kosovën po e pret qeverisja populliste me mendësi totalitare. Dhe derisa me entuziazëm, popullistët e rinj, parashikojnë që nuk do të ketë opozitë as alternativë përballë pushtetit të tyre, ne do të jemi këtu t’ua kujtojmë që historia s’merr fund me ta. Që ka ende njerëz në Kosovë që besojnë në progres. Ka ende njerëz në Kosovë që nuk i tremb hegjemonia e pushtetit të ri. Që ka ende njerëz në Kosovë që popullizmin e tyre do ta sfidojnë me politikë të majtë progresive. Dhe këta njerëz, një ditë do të bëhen shumë.

Vetëm përmes perspektivës së aktivizmit dhe angazhimit këmbëngulës, mund të shohim përtej pashpresës e zhgënjimit. Bashkë, sot e pamë të ardhmen tonë në politikë. Të ardhmen si përpjekje e pandalshme edhe kur gjithçka përreth na thotë të ndalemi; të ardhmen si rrugë përplot me vështirësi, sfida e përbuzje. Por të ardhmen që në fund patjetër do të jetë e ndritur 😊

Ju falënderoj për entuziazmin e mbështetjen që e treguat sot. I falënderoj gjithë strukturat e deritashme drejtuese të PSD-së, së bashku me të cilët i përballëm fazat e vështira të së kaluarës”, ka shkruar Molliqaj.

Ndryshe, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ka vendosur të mos kandidojë për të parin e partisë për shkak të rezultateve zgjedhore dhe se dëshiron të merre me punët si kryetar i Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Partisë Socialedemokrate, Shpend Ahmeti, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj, gjithashtu përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar arsyet e dorëheqejes së tij.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga PSD
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga PSD

Ahmeti ka bërë të ditur se ai nuk do të kandidojë më për asnjë pozitë brenda PSD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori