LAJMI I FUNDIT:

Danimarka synon të frenojë mbledhjen e të dhënave për fëmijët nga kompanitë e “Big Tech”

Danimarka synon të frenojë mbledhjen e të dhënave për fëmijët nga kompanitë e “Big Tech”

Danimarka synon që të rrisë kufirin e moshës për grumbullimin e të dhënave personale të fëmijëve nga gjigantët e teknologjisë si Google, Snapchat dhe Meta, në një përpjekje për të frenuar akumulimin masiv të të dhënave të personave të rinj, deklaruan nga qeveria e vendit.

Qeveria dëshiron që moshën ta rrisë midis 15 dhe 16 vjeç, moshë kjo në të cilën fëmijët mund të pranojnë të ndajnë të dhënat personale me kompanitë e teknologjisë, nga 13 vjeç sa është tani.


Kompanitë do të kërkojnë gjithashtu pëlqimin e prindërve për të përdorur të dhëna nga fëmijët më të vegjël se mosha e parashikuar nga ekzekutivi danez, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

“Gjiganët e teknologjisë duhet të marrin përgjegjësi më të madhe”, tha ministri i biznesit Morten Bodskov, teksa qeveria i prezantoi iniciativat që ajo pritet t’i ndërmerr për të frenuar ndikimin e kompanive globale të teknologjisë.

“Ne duhet tu japim fund algoritmeve të tyre të padepërtueshme, të cilat përdorin metoda të çmendura për të mbajtur fëmijët dhe të rriturit para ekranit dhe për të mbledhur sasi të paimagjinueshme të informacionit personal”, shtoi ai.

Ky hap i Danimarkës vije pasi Gjermania e ka vendosur kufirin e moshës në 16 vjet, derisa edhe më shumë vende evropiane si Hungaria, Lituania dhe Holanda janë duke punuar mbi ligje të njëjta. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori