LAJMI I FUNDIT:

Danimarka raporton për një rrjedhje të gazit nga tubacioni rus ‘Nord Stream II’ në Detin Baltik

Danimarka raporton për një rrjedhje të gazit nga tubacioni rus ‘Nord Stream II’ në Detin Baltik

Autoritetet daneze kanë raportuar për një rrjedhje të gazit nga tubacioni rus “Nord Stream II” në Detin Baltik.

Siç raportohet, Autoriteti Detar Danez ka ndaluar të gjitha lëvizjet e anijeve brenda 10 kilometrave nga vendi i rrjedhjes, duke paralajmëruar se incidenti është “i rrezikshëm për lundrim”.

“Në bashkëpunim me shërbimet bregdetare, është përcaktuar se rrjedhja ka ndodhur në juglindje të Bornholmit. Agjencitë kanë ngritur një zonë sigurie prej 10 kilometrave si masë sigurie”, njoftojnë autoritetet.

Presioni i gazsjellësit ra nga 105 bar në 7 bar, thekson operatori.

Gazsjellësi që është në pronësi ruse, rrjedh nga Shën Petersburgu nën Detin Baltik në Gjermani.

Tubacioni i Baltikut, një gazsjellës që transporton gazin norvegjez për në Poloni me një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub në ditë, pritet të inaugurohet më vonë gjatë 27 shtatorit. /Telegrafi/