Milani ka njoftuar se anëtari i stafit, Daniele Bonera, ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Trajneri teknik kishte pasur temperaturë, ashtu që i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe ka dalë pozitiv.


Ish-qendërmbrojtësi është izoluar në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë derisa ta kalojë infeksionin.

“Bonera ndodhet në shtëpi dhe është në gjendje të mirë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi i Milanit.

Më tej thuhet se të gjitha testimet tjera të realizuara te ekipi gjatë ditës së djeshme (e hënë) kanë dalë negative dhe grupi është duke u monitoruar nga afër nga ekspertët shëndetësorë. /Telegrafi/

telegrafi sport app