Dani Alves blen klubin portugez, do të jetë pronar dhe lojtar

Futbollisti legjendar brazilian Dani Alves mund të rikthehet së shpejti në futbollin aktiv, pavarësisht moshës 42-vjeçare, madje duke marrë një rol të dyfishtë: si pronar dhe si lojtar i një klubi.
Bëhet fjalë për klubin portugez Sao Joao de Ver, që garon në divizionin e tretë, me drejtuesit e të cilit Alves ka arritur një marrëveshje për blerjen e shumicës së aksioneve. Kontrata pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.
Sipas ESPN Brazil, Alves do të bëhet zyrtarisht pronar i klubit në fillim të muajit janar. Më pas, ai pritet të nënshkruajë edhe një kontratë gjashtëmujore si lojtar, duke u rikthyer kështu në fushë pavarësisht moshës së tij.
🔴 𝗗𝗔𝗡𝗜 𝗔𝗟𝗩𝗘𝗦 𝗘𝗦𝗧 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗛𝗘 𝗗𝗘 𝗥𝗔𝗖𝗛𝗘𝗧𝗘𝗥 𝗨𝗡 𝗖𝗟𝗨𝗕 𝗗𝗘 𝗗𝟯 𝗣𝗢𝗥𝗧𝗨𝗚𝗔𝗜𝗦𝗘, 𝗦𝗔̃𝗢 𝗝𝗢𝗔̃𝗢 𝗗𝗘 𝗩𝗘𝗥 ! 💸🇵🇹
Il souhaiterait être propriétaire et joueur, et disputer six mois de compétition à 42 ans.
🗞️ @ESPNBrasil pic.twitter.com/0B1NSwsDmv
— Vibes Foot (@VibesFoot) December 22, 2025
Kujtojmë se në muajin mars, Alves u lirua nga akuzat për përdhunim, për të cilat ishte dënuar në shkallë të parë me katër vite burg.
Në javët e fundit, Dani Alves ka tërhequr gjithashtu vëmendje ndërkombëtare pasi u filmua duke predikuar në një kishë ungjillore pentekostale në Girona të Spanjës.
Angazhimi i tij i fundit si futbollist ishte me klubin meksikan UNAM Pumas, të cilin e la në janar të vitit 2023. Gjatë karrierës së tij të pasur, Alves ka luajtur për klube të mëdha si Barcelona, Sevilla, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Sao Paulo. /Telegrafi/



















































