LAJMI I FUNDIT:

Danezët më të pasurit në BE, çdo familje i ka mesatarisht 250.000 euro pasuri

Danezët më të pasurit në BE, çdo familje i ka mesatarisht 250.000 euro pasuri

Danezët janë më të pasurit në Bashkimin Evropian, derisa rumunët më të varfrit – e këto të dhëna janë marrë nga Banka Qendrore e Danimarkës.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, një familje daneze ka pasur mesatarisht 250,000 euro. Megjithatë, lajm i keq është që danezët të njëjtën kohë figurojnë në listën e vendeve me më së shumti borxhe në BE, transmeton Telegrafi.


Përqindja e borxhit arrin në 75,300 euro, e vendi me më së shumti borxhe janë qytetarët e Luksemburgut – ku borxhi i tyre kap vlerën mesatare prej 88,000 eurove.

Këto janë shtetet më të pasura dhe më të varfra në Bashkimin Evropian
Lexo po ashtu Këto janë shtetet më të pasura dhe më të varfra në Bashkimin Evropian

Në Bankën Qendrore kanë theksuar se pjesa e madhe e pasurisë përbëhet prej pronave të paluajtshme, e pak para të thata. Pasuria e tyre mesatare financiare është 177,500 euro, që është pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Pas danezëve më të pasurit janë holandezët, ata të Luksemburgut dhe Suedezët. E më të varfrit janë rumunët, e aty figuron edhe Lituania dhe Bullgaria e Greqia. /Telegrafi/