Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave.
Gjykata pyeti prokurorinë sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha nëse do t’i kryejnë apo jo ekspertim psikiatrik, që do të kryhet gjatë hetimeve.
Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.
Dan Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.
Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.
Hutra: Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen.
Hutra: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.
Ndryshe, mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.
Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Vrasjet në Tiranë, Dan Hutra i qetë gjatë seancës gjyqësore, nuk shfaq asnjë shenjë pendese
Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.
Ndryshe, mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.
Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.
Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës.
Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.
Pasi u arrestua ai ka treguar me gjakftohtësi para grupit hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat siguroi armën dhe makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor./Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori i Shqipërisë, Çejku: Nëse Qeveria Kurti ka një listë të agjentëve të Serbisë të infiltruar në Kosovë ta bëjë publike

198 gjoba për shoferët në Shkup, 57 për vozitje të shpejtë

Zgjedhje të reja në veri? Cakolli: Presioni do të bie mbi palën serbe, duke e bërë të pamundur çfarëdo bojkoti nga Lista serbe

Kërkesat e BE-së për tejkalimin e situatës në veri dhe telefonat e Kurtit me amerikanët

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Numër simbolik i protestuesve në veri, punonjësit komunalë nënshkruhen në listat e evidencës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Osmani takon kryeministrin britanik, deputetja Kearns: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës në të gjitha forumet

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare