LAJMI I FUNDIT:

Dan Bilzerian thotë se do të kandidojë për president: Nëse zgjidhem, unë do ta lë seksin, drogën dhe alkoolin

Dan Bilzerian thotë se do të kandidojë për president: Nëse zgjidhem, unë do ta lë seksin, drogën dhe alkoolin

Fenomeni i Instagramit, Dan Bilzerian i befasoi të gjitha kur javë më parë tha se po e mendon kandidimin për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe për të treguar se ai është serioz, ai është i gatshëm të heqë dorë nga disa prej gjërave të tij më të preferuara.

Lojtari i famshëm i pokerit, tregon për TMZ se ai nuk po bënte shaka kur kohët e fundit tha se planifikon të kandidojë për President në vitin 2024, dhe ai zotohet të shkojë drejt këtë vendimi, dhe nëse ai zgjidhet – do ta vazhdojë jetën pa seks, drogë apo alkool, dhe do të abstenojë tërë kohën e tij në detyrë.


Dan thotë se ai do t’i braktisë ato aktivitete që të përqendrohet në detyrën në fjalë dhe t’u dëshmojnë votuesve që do ta mbajë premtimin e dhënë.

Sa për atë që ai do të zhvillojë, Bilzerian thotë se beson se bota ka nevojë për ndihmën e tij, ka shumë korrupsion dhe shumë ligje, si dhe kursimi i mjedisit duhet të jetë një përparësi kryesore.

Ai gjithashtu thotë se do të kandidojë si republikan, por thekson se ka edhe disa pikëpamje tradicionale liberale. Për shembull, ai thotë se është pro i të drejtave homoseksuale, por nuk pajtohet me trajtimet hormonale ose ndryshimet e seksit për njerëzit nën moshën 18 vjeçe.

Bilzeriani jep një vërejtje – ai e pranon se kandidimi për president do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën e tij, kështu që ai thotë se mund të duhet më shumë kohë për t’u angazhuar … në këtë rast ai do të kandidojë në vitin 2028.

Me një vlerë neto të vlerësuar prej 150 milionë dollarësh, ai thotë se planifikon të përdorë gjysmën e parave të tij për fushatë dhe gjysmën tjetër për filantropi.

Ai thotë se planifikon të japë gjithçka dhe mendon se ka një shans shumë të mirë për të fituar. Sigurisht, ai duket se mendon se do të ketë një goditje edhe më të mirë nëse reperi i famshëm Kanye West, do të jetë një nga kundërshtarët e tij, pasi edhe ky i fundit ka deklaruar më parë se po e mendon kandidimin si President i ShBA-së. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori