LAJMI I FUNDIT:

Dallimet mes Lamborghini Aventador të rrejshëm dhe origjinalit (Video)

Dallimet mes Lamborghini Aventador të rrejshëm dhe origjinalit (Video)

Rob Ferretti nga Shtete e Bashkuara, që është themelues dhe pronar i kompanisë që shet dhe jep vetura me qira, e ka treguar rastin kur një ofertues, ka provuar t’ia shes një Lamborghini të rrejshëm.

Pasi e ka pranuar makinën sportive, ai ka treguar për dallimet e mëdha që ka me modelin origjinal, transmeton Telegrafi.


Megjithëse në shikim të parë duket si Aventador, i hapen dyert nga lartë dhe ka tingull të ngjashëm, detajet lënë të kuptohet ndryshe.

Së pari nuk e ka luksin e një limuzine sikurse makina italiane, ndërsa shumë përfundime janë të bëra pa kujdesin e duhur.

“Duhet të keni vëmendje kur  blini, apo thjeshtë e merrni me qira. Mos u mashtroni të paguani për një veturë të rrejshme” ka thënë Ferretti lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, tregohen krahasimet në mes të origjinalit që kushton mijëra euro, si dhe kopjes që është shumë më e lirë. /Telegrafi/