Dallimet mes diabetit të tipit 1 dhe tipit 2, endokrinologia Emini-Sadiku tregon çfarë duhet të kenë parasysh pacientët
![Dallimet mes diabetit të tipit 1 dhe tipit 2, endokrinologia Emini-Sadiku tregon çfarë duhet të kenë parasysh pacientët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Merita-Emini-Sadiku-QKUK-Klinika-Endokrinologjike-foto-Ridvan-Slivova-1-e1729245031913-780x439.jpg)
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Merita Emini – Sadiku, ka folur për shërbimet që ofrohen për pacientët me sëmundje endokrinologjike nga e gjithë Kosova.
Ajo përmend disa nga shërbimet dhe medikamentet që mund të marrin pacientët në Klinikën e Endokrinologjisë.
Drejtoresha shpjegon se pacientët me diabet marrin insulinën falas, e cila sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë, duke ulur kështu barrën financiare për shumicën e pacientëve.
Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha medikamentet janë të përfshira në listën e barnave esenciale për shkak të buxhetit të Kosovës.
Duke folur për sëmundjet e diabetit, Emini Sadiku tregon dallimet midis diabetit tip 1 dhe tip 2.
“Atëherë sëmundja e diabetit shoqërohet me rritjen e sheqerit në gjak, apo ndryshe e quajnë hiperglikemi. Këto që po i thoni ju dallimet, janë dy prej formave më të shpeshta të diabetit. Diabeti tip 2 që ka diku 90% të të gjithë pacientëve me diabet, dhe diabeti tip 1, që kap diku afër 8-9%, pjesa tjetër janë forma më specifike dhe më të rralla.
Si sëmundje diabeti ka të bëjë me rezistencën në insulinë. Insulina është një prej hormoneve që e rregullon sheqerin në gjak, por ndonjëherë nuk është e efektshme dhe quhet si rezistencë insulinike, edhe pse niveli është shumë i lartë, ose mungesa e plotë e insulinës, të dyja këto komponentë çojnë në diabet. Domethënë te diabeti tip 2 mund të kemi insulinë, por nuk është e efektshme. Ndërsa te diabeti 1 kemi mungesë totale të insulinës. Prandaj këta pacientë, të cilët kryesisht janë të rinj, fëmijë dhe mosha më të reja, e kanë të nevojshme trajtimin me insulinë qysh nga fillimi i sëmundjes”, shpjegoi ajo.
Drejtoresha potencoi se të dyja sëmundjet, llojet e diabetit, shoqërohen me rritjen e sheqerit, me nevojën për të pirë ujë më shumë, për të urinuar më shumë dhe humbje në peshë. Në fillim të sëmundjes me lodhje.
“Ndërsa, trajtimi po ashtu dallon sepse te diabeti të tipi 1 fillon trajtimi me insulinë, ndërsa diabeti tip 2 trajtohet me barëra për vite të tëra ose përgjatë tërë jetës. Vetëm 30 për qind e atyre me diabet të tipit 2 dy kanë nevojë për trajtim me insulinë në një fazë të vonshme të sëmundjes”, tha ajo.
Ajo thekson rëndësinë e një stili të shëndetshëm jetese, përfshirë një dietë të ekuilibruar dhe aktivitet fizik, për të parandaluar shfaqjen e diabetit dhe komplikimet e mundshme.
Drejtoresha gjithashtu flet për faktorët tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e diabetit, përfshirë edhe stresin e po ashtu edhe kujdesi në ushqime.
“Ushqimi i shëndetshëm nënkupton sa më pak sheqer, jo vetëm sheqeri i tavolinës, sheqeri i bardhë, por edhe buka e bardhë. Brumërat, krejt çfarë mundet me qenë produkt i miellit, është problem se ka sheqer shumë, në pije të gazuara ose pije të ndryshme, të cilat gjenden shumë lirë në treg…”, potencoi drejtoresha Sadiku – Emini.
Doktoresha thotë se varësisht zhvillimit të sëmundjes, pacientët e prekur nga diabeti duhet çdo tre muaj ta bëjnë trejmujorin e sheqerit, apo ndryshe hemoglobinën, e glukozuar, e cila tregon për kontrollin e sheqerit gjatë kësaj periudhe.
“Varësisht prej zhvillimit të komplikimeve, duhet ta dëgjojnë mjekun e tyre, qoftë mjekun familjar ose endokrinolog, për skemën e kontrolleve të cilat duhet t’i ndjekin gjatë vitit”, thotë doktoresha Sadiku-Emini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Erdogan dhe kryeministri i Malajzisë bënë për të qeshur publikun gjatë udhëtimit me veturë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-21-780x439.png)
Erdogan dhe kryeministri i Malajzisë bënë për të qeshur publikun gjatë udhëtimit me veturë
![Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-14-780x439.jpg)
Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat
![Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-87-780x439.jpg)
Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe
![Është vënë në shitje një Chevrolet Blazer i vitit 1989 – një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gg1-1-780x439.png)
Është vënë në shitje një Chevrolet Blazer i vitit 1989 – një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”
![Vendos një çip në dorë - tani mund ta hapë Teslën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-1-780x439.jpg)
Vendos një çip në dorë - tani mund ta hapë Teslën
![Volvo ndalon prodhimin e V90](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-12-780x439.png)
Volvo ndalon prodhimin e V90
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re