LAJMI I FUNDIT:

Dallimet kryesore midis mjekësisë tradicionale dhe kiropraktikës

Dallimet kryesore midis mjekësisë tradicionale dhe kiropraktikës

Mjekësia tradicionale është përqendruar në mikroorganizmat (patogjenë) dhe në gjak, ndërsa kiropraktika çon në rezultate që vetë sistemi nervor të funksionojë në mënyrën e drejtë dhe të ketë funksion të shëndetshëm.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Është vërtetuar shkencërisht që truri, palca kurrizore dhe nervat kontrollojnë çdo pjesë të trupit tonë. Ndërprerja e lidhjeve vitale nervore midis trurit dhe trupit mund të rrënojnë shëndetin tonë. Burimi i përbashkët i kësaj pengese ndodh për shkak të dislokimit apo shtrembërimit të eshtrave lëvizëse të cilat paraqesin “udhërrëfyesin për informacionet” e palcës kurrizore.

Dislokimi i këtillë i eshtrave lëvizëse mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, ndërkaq me atë rast nuk jemi as të vetëdijshëm se pikërisht çfarë ndodh me trupin tonë.

Ç’është ajo që kiropraktikën e bën të ndryshme?

Presioni nervor mund të shkaktojë shtangim, dobësim dhe funksionim të keq të organeve dhe të indeve. Shtrembërimi i boshtit kurrizor mund të shkaktojë zgjerim të indeve nervore dhe të jetë e irrituar dhe shkaktojë inflamacion. Në atë mënyrë, porositë të cilat i transmetojnë nervat nga trupi ynë deri te truri janë të çrregulluara. E po cila është pasoja e kësaj? Funksioni hiperaktiv i funksioneve të organeve, tensioni i lartë i gjakut madje edhe dhembjet.

Qasja mjekësore e shërimit nënkupton kimikalet të cilat injektohen në qarkullim të gjakut në mënyrë që në mënyrë artificiale të ndryshojë mënyra në të cilën trupi ynë funksionon. Laksativët injektohen për të shpejtuar punën e sistemit digjestiv, ndërkaq anticidet për të zbutur thartirën e lukthit. Krahas gabimit të mundshëm fatal, ndikimit të padëshirueshëm dhe dëmtimit të veshkave, ilaçet shpesh injorojnë shkaktarin kryesor të problemit.

Në vend të kësaj, fokusimi i kiropraktikës është në moslëndimin dhe në mbrojtjen e sistemit të tërësishëm nervor. Hulumtimi i hollësishëm ndihmon me rastin e përcaktimit të zonës së sistemit nervor të cilës i mungon rezistenca, domethënë reaksioni imunologjik. Eshtrat lëvizëse të boshtit kurrizor janë fajtorët kryesorë. Pra, përmirësimi specifik me trajtim kiropraktik mund të zbusë këto pengesa. Qëllimi është kthimi i aftësisë së trupit që të funksionojë pa pengesa dhe që të shërohet.

Pa ilaçe, pa operacione

Kiropraktika është terapi e thjeshtë dhe natyrore. Ajo aplikon mençurinë e trupit tonë dhe mbështetet në inteligjencën e brendshme e cila merr udhëheqjen dhe e shëron. Nëpër historinë e gjatë, kripraktika u ndihmon miliona njerëzve që të ndiejnë lehtësim dhe kënaqje me jetën e shëndetshme.

Kujt mund t’i ndihmojë kiropraktika?

Përmirëson komunikimin e nervave midis trurit dhe trupit dhe mund t’i ndihmojë çdokujt. Megjithatë, njeriu nuk është e thënë të ndiejë dhembje apo vuajtje para se të vendosë të shkojë te mjeku i kiropraktikës. Meqenëse simptomat janë shenja të fundit të që i dërgon trupi që diçka nuk është në rregull, gjithsesi do të kemi dobi nga trajtimi me kiropraktikë. Qasja e riformësuar dhe e përshtatur në shërim mund t’u ndihmojë fëmijëve, personave të rritur apo edhe atyre me nevoja të veçanta.

Sa zgjat trajtimi?

Meqenëse çdo individ është person në vete, trajtimi kriopraktik varet nga aftësitë e shërimit të vetë pacientit dhe ndryshon nga personi prej personit, sepse secili pacient reagon në mënyrë të ndryshme. Disa zbulojnë dallimet që në ditët apo javët e para. Të tjerëve mbase u nevojiten disa javë apo edhe muaj para se të arrijnë përparim. Faktorët të cilët mund të ndikojnë në vetë procesin e shërimit janë mosha e pacientit, gjendja e përgjithshme shëndetësore, tonusi i muskujve, ushqimi jo i rregullt madje edhe qëndrimi juaj.

A duhet të shkohet në trajtim me kiropraktikë deri në fund të jetës?

Si mjek juaji, kiropraktikuesi, është megjithatë zgjedhje juaja. Disa pacientë vendosin të vazhdojnë me kontrollet e rregullta të cilat ne ua rekomandojmë. Pacientët zakonisht ndihen mirë me rastin e vizitave të këtilla. Interesimi i tyre për shëndetin dhe preventivën u ndihmon që të binden atëherë kur ndihen mirë pas trajtimit, pra atëherë ata pikërisht janë të shëruar.

Trajtim i parrezikshëm dhe pa dhembje

Kiropaktika paraqet punë ekipore me qëllim të shëndetit më të mirë. Derisa kënaqeni me rezultatet e trajtimit, tregojuni për këtë edhe atyre të cilët i doni. Sqarojani se si miliona njerëz kënaqen në lehtësimin të cilin e ndiejnë pas trajtimit dhe shëndetit më të mirë pasi që sërish ktheni tërësisht shëndetin e boshtit kurrizor dhe të sistemit nervor, duke shkuar në trajtimin e pa dhembje dhe të parrezikshëm te mjeku i kiropraktikës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori