LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët me numër rekord deputetësh në Maqedoni, dallimet e viteve 2016 dhe 2020

Shqiptarët me numër rekord deputetësh në Maqedoni, dallimet e viteve 2016 dhe 2020

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje (16 korrik) doli me rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, duke treguar se të drejtën e votës e kanë përdorur 931,369 qytetarë nga 1,814,045 votues. Me përqindje, kjo i bie se kanë votuar 51.34% e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Në këto zgjedhje u njoh një fakt, se votat shqiptare për LSDM-në e Zoran Zaevit u kthyen nëpër llogaritë e partive shqiptare, BDI dhe koalicionit ASH-AAA.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të detajuar raportin mes zgjedhjeve të vitit 2016 dhe vitit 2020 në numra për mbështetjen e partive politike.

Viti 2016 dalja 66,79%
OBRM-PDUKM dhe koalicioni 454.577 vota apo 51 deputetë
PDSH 30.964 vota apo 2 deputetë
BDI 86.796 vota apo 10 deputetë
LSDM dhe koalicioni 436.981 vota apo 49 deputetë
Aleanca për shqiptarët 35.121 vota apo 3 deputetë
Lëvizja Besa 57.868 vota apo 5 deputetë
E Majta 12.120 apo 0 deputetë


Viti 2020 dalja 51.34%
OBRM-PDUKM dhe koalicioni 315.344 votues apo 44 deputetë
PDSH 13.891 vota apo 1 deputet
BDI 104.587 vota apo 15 deputetë
LSDM dhe koalicioni “Mundemi” 327.329 vota apo 46 deputetë
ASH/AAA 81.297 vota apo 12 deputetë
E Majta 37.551 vota apo 2 deputetë

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Në vitin 2016 shqiptarët patën numër të vogël të deputetëve, pra 22 deputetë gjithësejt. BDI 10, Lëvizja Besa 5, ASH 3, PDSH 2, LSDM 2.

Në këto zgjedhje numri i deputetëve shqiptar është më i madh. Historik për të gjithë zgjedhjet në Maqedoni. Si asnjëherë më parë, partitë shqiptare kanë 33 deputetë. BDI 15, ASH/AAA 12, Besa 4, LSDM 1, PDSH 1 . Kujtojmë se numri më i madh ndonjëherë i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ka arritur deri në 30 deputetë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shoferët mbi 65 vjeç përballen me rregull të ri, BE shkurton vlefshmërinë e patentës së tyre

Shoferët mbi 65 vjeç përballen me rregull të ri, BE shkurton vlefshmërinë e patentës së tyre

Auto
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Azia
Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Shëndetësi
Sondazhi i Telegrafit: Lexuesit fajësojnë LVV-në për dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sondazhi i Telegrafit: Lexuesit fajësojnë LVV-në për dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Lajme
Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Lajme
“Mashtrimi ka emër: FSHF”, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim për biletat e ndeshjes Shqipëri -Serbi

“Mashtrimi ka emër: FSHF”, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim për biletat e ndeshjes Shqipëri -Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori