LAJMI I FUNDIT:

Dalja nga infarkti politik

Balada për Liqenin Bodenzee e autorit Gustav Schvab, e cila është bërë e njohur si “Kalërimi mbi Bodensee”, flet për kalorësin që pas kalimit mbi liqenin e ngrirë nga akulli, pasi doli në bregun shpëtimtar e kishte kuptuar me vonesë rrezikun, i ngrihen leshrat e kokës nga frika dhe vdes nga infarkti.

Por rrëfimi i jetës sipas legjendave nuk është gjithnjë racional për të shpjeguar çështjet politike, institucionale, edhe pse mund të bëhet një komperacion për përfundimet jo të mira lidhur me ecurinë e ngjarjeve të një vendi.


E tërë çfarë mund të thuhet në kontestin politik, në rrugëtimin e Kosovës, dhe në sfiden e kuptuar pas finalizimit të qëllimit të kalorësit bodinez, ky i fundit nuk e kishte pasur të qartë ecjen mbi liqenin e shndërruar në një akullnajë, por faktori klimatik ishte në anën e tij, por jo i shfrytëzuar si rezultat i njohurive, as gatishmërisë së tij, dhe më së paku që të ballafaqohet me një sprovë të kushtueshme për të humbur jetën. E keqja e krejt kësaj që mund të thuhet për kalorësin, është vonesa në njohjen e sfidave që të qojnë në fatalitet.

Ky vit në Kosovë pa dashje do të mbetet në kujtesën kolektive si vit i zgjedhjeve lokale, për të cilat është folur rreth tyre paqartësisht, herë është shkruar në frymën e ndonjë informacioni jo sa duhet të saktë, dhe të gjykuarit tonë për këtë proces zbuloi pa dashje një ndjenjë të çuditshme për t’iu gëzuar mossukseseve dhe dështimeve.

Shpërfaqja e një koncepti të tillë me trajta të të menduarit irracional të shpie pa dashje në mohim të vetvetes, se jemi shoqëri, e cila nuk e meriton shtetin dhe institucionet e pavarura, dhe kemi nevojë të rritemi nën përkujdesjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Kalimi i mënyrës së organizimit institucional, nga përkujdesja për të qenë i udhëhequr, në kujdes për të udhëhequr me vetveten, duket se i ka mbajtur peng një pjesë të enegjive më parazitore të shoqërisë, që nuk e ndryshojnë lehtë modalitetin e mënyrës së të vepruarit pa qenë i mbështetur vazhdimisht nga forca të “jashtme”, që kur nuk mund t’i identifikojmë na pëlqen të jenë “misterioze”.

Një obligim që mbetet ende për t’u kryer është krijimi i një distance më të madhe nga qortimet eventuale të faktorëve më relevantë ndërkombëtar, që të mos jemi shembull i krahasimit të keq, me ato vende, të cilat notohen me vërejtje, që të zbresim nga ranglista, që ecuria e zhvillimeve të brendshme ekonomike u “matet” me shkallën e lartë të korrupsionit, kriminalitetit ekonomik, organizimit joefikas të sistemit të drejtësisë , dhe mbesin në të njëjtat kuota të vlerësimit për sigurinë e brishtë.

Ky vit që po e lëmë pas nxori para nesh një sfidë të re, e cila përkundër kritikave që ia bëmë vetes, të cilat ishin edhe të hiperbolizuara, si abuzimi me të drejtën e votës së lirë, nuk ishte i përmasave sa të diskualifikohen rezultatet e institucionit .
Në praktikat tona të mira të veprimeve institucionale, kësaj radhe si duket kemi të bëjmë me ndërhyrje të disa individëve dhe grupeve që të krijohet një fenomen i paqenë, “zhvirgjërimi” i të drejtës më elementare të votës së lirë, jo aq nga të bëmat sa me të thënat , dhe kishte tendenca t’i jepet peshë më shumë parregullsive se sa sukseseve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Politizimi i të drejtës së votës së lirë thuajse po e përmbyll këtë vit si një ngjarje kulmore, dhe ndërrimi i natës së motmoteve nuk do të mund ta shkëpus krejtësisht kalimin e këtij problemi në pjesën tjetër të vitit të ri.

Zhvillimet politike në Kosovë, si duket kanë marrje atë kah, që në vitin e ardhshëm ta mbajnë në gjendje gatishmërie, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo sa për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, por si të identifikohen ato forma të veprimit të atyre grupeve dhe individëve që janë vënë në abuzim të drejtës së votës së lirë, fenomen ky që nuk mund t’i rezistojë kulturës së lartë politike dhe mirësjelljes së qytetarit, i cili është më meritori në këtë proces, të cilit nuk do t’i pëlqente aspak të pësonte infarkt politik në variantin e kalorësit bodinez.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kalo në kategori