Statistikat nga debutimi i Benjamin Seskos si lojtar i Manchester United kanë dalë në dritë, pas një performance të dobët të ekipit në Carabao Cup kundër Grimsby Town.

“Djajtë e Kuq” u përballën të mërkurën në mbrëmje me skuadrën e Ligës së Dytë dhe pësuan një tronditje të madhe, duke qenë në disavantazh që në pjesën e parë nga golat e Charles Vernam dhe Tyrell Warren.


Në minutën e 75-të, Bryan Mbeumo ngushtoi rezultatin, ndërsa kapiteni Harry Maguire barazoi në minutën e 88-të me një goditje me kokë pas një këndi, duke e çuar takimin në penallti.

Pavarësisht rikthimit dramatik, ishte një mbrëmje për t’u harruar për Seskon, i cili u transferua këtë verë nga RB Leipzig për 70 milionë euro plus bonuse.

22-vjeçari slloven, i aktivizuar për herë të parë si titullar nga trajneri Ruben Amorim, pati një paraqitje të zbehtë:

Përqindja e pasimeve të sakta: 63.6 për qind;

Numri i pasimeve: 11 (vetëm 7 të sakta);

Humbje të posedimit: 10 herë;

Tentativa drejt portës: 2 goditje në kuadrat, ndërsa 3 u bllokuan nga mbrojtësit.

Megjithatë, pas dy paraqitjeve nga stoli dhe një debutimi të dobët si titullar, Sesko ende nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij në Old Trafford.

Manchester United do të ketë mundësinë të reagojë këtë fundjavë, kur do të përballet me Burnleyn në Ligën Premier, të shtunën pasdite në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app