Dalin pamjet e para kur shfaqet Ronaldinho me pranga në duar pas arrestimit në Paraguai

Mediat tashmë kanë zbuluar pamjet e para ku shihet legjenda braziliane, Ronaldinho, me pranga në duar pas arrestimit në Paraguai, pas pretendimeve për pasaportë false të këtij shteti.
Ronaldinho u arrestua gjatë të mërkurës në Paraguai nga autoritetet e këtij shteti pas pretendimeve për pasaportë false të ish-lojtarit dhe vëllait të tij.
Tashmë janë shfaqur edhe pamjet e para ku shihet Ronaldinho me pranga në duar pas arrestimit.
Sipas mediumit të njohur La Nacion, fituesi i Kupës së Botës u mor në pyetje së bashku me vëllanë e tij, Roberto, të mërkurën.
Pasaportat thuhet se u gjetën në dhomën e tyre të hotelit i cili kishte të dhënat personale të dyshes të listuara me kombësinë e tyre paraguaiane.
Dhe Ronaldinho ishte në pranga, ku duart më pas i kishte të mbuluara, pasi arriti në Gjykatën Supreme të Drejtësisë për të pritur dënimin e tij.
Të dy vëllezërit mbeten të lirë të lëvizin në hotelin ku po qëndrojnë, por do të mbeten nën kujdestari deri në vendimin e autoriteteve. /Telegrafi/




























































