LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamje të reja të Galaxy S8 (FOTO)

Dalin pamje të reja të Galaxy S8 (FOTO)

Telefoni i ri nga Samsung, Galaxy S8 është parë në disa imazhe të rrjedhura tashmë, por megjithatë ende nuk ka mjaftueshëm.

Sot një numër i disa pamjeve të reja janë shfaqur online, të cilat prezentojnë pajisjen e re, mirëpo të përthakuar nga një këllëf.


Imazhet e reja janë në linjë me fotot e mëhershme, duke treguar të njejtën pajisje me dizajn pa korniza, kamerën e vetme në pjesën e prapme dhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve afër saj.

Të dy pajisjet, S8 dhe S8+ së bashku me specifikat e tyre janë zbuluar së fundmi, duke na dhënë ide të qartë se çka mund të presim nga njoftimi zyrtar.

Për më shumë, është konfirmuar edhe data e zbulimit të këtyre pajisjeve. Samsung do të sjell telefonat e rinjë më 21 prill.