Aktorja Dakota Johnson është shfaqur e relaksuar dhe me buzëqeshje në fytyrë gjatë pushimeve në Ibiza, vetëm pak javë pas ndarjes nga partneri i saj prej vitesh, Chris Martin.

35-vjeçarja u pa në shoqërinë e një burri misterioz teksa shëtiste përgjatë bregut, duke ekspozuar barkun e saj të sheshtë me një bluzë të bardhë bikine dhe fund mëndafshi me motive lulesh.


Pavarësisht ndarjes që thuhet se ndodhi në heshtje në qershor, Johnson dukej mjaft e qetë dhe në humor të mirë, e rrethuar nga miq dhe familjarë, përfshirë vajzën e aktores Kate Hudson, shkruan DailyMail.

Shoqëruesi mashkull që e shoqëronte dukej i afërt, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një mik, anëtar të stafit apo një njohje të re.

Ndërkohë, nëna e aktores, Melanie Griffith, mendohet se po përpiqet të ndikojë në një pajtim mes çiftit, duke e cilësuar ndarjen si “gabim të madh”.

Edhe pse përfaqësuesit e çiftit nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, Chris Martin ngjalli spekulime për statusin e tyre gjatë një koncerti në Las Vegas, ku përmendi filmin e fundit të Dakotës, “Materialists”, duke bërë disa fansa të dyshojnë se ata mund të jenë ende bashkë.

Lidhja e Dakota Johnson dhe Chris Martin filloi në vitin 2017 dhe kaloi nëpër faza të ndryshme, përfshirë një ndarje të shkurtë në vitin 2019.

Sipas burimeve të afërta, Dakota është e pikëlluar për distancimin nga fëmijët e Chris, me të cilët kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë, por ende shpreson për një ribashkim në të ardhmen.

Për momentin, Dakota po i gëzohet verës në Spanjë, e përkushtuar ndaj pushimeve dhe miqve, ndërsa fansat e saj presin të shohin nëse kjo ndarje do të jetë përfundimtare apo thjesht një tjetër pauzë në një lidhje të gjatë dhe komplekse. /Telegrafi/