Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani do të përballet nesër (e martë) në ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga San Marino, La Fiorita të cilën e mposhti në ballafaqimin e parë si mysafir me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ka zbuluar se përveç mbrojtësit, Bajram Jashanica, i cili u lëndua në ndeshjen e parë, nesër mund të mos jetë pjesë e formacionit titullar as mesfushori i talentuar, Lindon Emërllahu.


“Do jemi në përqendrimin maksimal sepse nuk do mendojmë se si ka dalë ndeshja në transfertë".

295044317 3242410859329943 3141636215004148958 n

"Ndryshime në formacion besoj që nuk do të ketë përveç mungesave që kemi sepse dihet tashmë që Jashanica është dëmtuar në ndeshjen e parë dhe nuk do të jetë prezent nesër, një problem të vogël ka pasur edhe Emërllahu”, ka thënë ai

Korenica: Fitore edhe në ndeshjen e dytë

Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica ka thënë se ekipi nga Suhareka synon fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj La Fioritas të San Marinos.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi gati për ndeshjen e kthimit. Ndeshjes do ti qasemi me seriozitet të lartë dhe do të hyjmë për të fituar edhe në ndeshjen e dytë", tha Korenica në konferencën për shtyp.

295307723 3242410575996638 7785757399053804149 n

Kjo ndeshje luhet të martën prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

telegrafi sport app