“Rita Ora dhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Bebe Rexha janë zotuar për mbështetjen e tyre për familjet e goditura nga tërmeti vdekjeprurës i së martës në Shqipëri”, nis shkrimin e përditshmja britanike DailyMail, dedikuar dy vajzave tona këngëtare që po kontribuuojnë për viktimat pas tragjedisë.
Fatkeqësia e tërmetit me shkallë 6.4, që goditi në afërsi të Tiranës, kryeqytetit të vendit, ishte më e forta goditje e vendit gjatë dekadës së fundit dhe u ka marrë jetën 49 njerëzve, teksa rreth 2,000 të tjerë janë plagosur, vazhdon tutje mediumi ndërkombëtar.
Rita, 29 vjeçe dhe Bebe Rexha, 30 vjeçe, që të dyja kanë prindër shqiptarë, shkruajtën mesazhe të përzemërta në Instagram për të prekurit dhe u kërkuan ndjekësve të tyre të dhuronin për të mbështetur fushatat.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri !!! Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliaj, ne kemi vendosur të zgjedhim një familje që të sponsorizojmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre gjatë shkatërrimit të tërmeteve në Shqipëri.
Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe me të vërtetë i respekton sugjerimet e tij për të udhëhequr me shembull”, shkroi Rita.
Krijuesi i hitit “Girls” më pas u tregoi ndjekësve të saj se ajo dhe familjarët e saj po gjejnë një familje për të rindërtuar shtëpinë e tyre.
“Unë sugjeroj që kush të mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose bëni bamirësi ose gjeni një mënyrë për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe”, shtoi ajo.
“Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala, dhe ne do të ndjekim përparimin e kësaj dhe shumë familjeve të tjera që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë”, ka shkruar tutje Rita.
Dhe Bebe Rexha, e cila ka lindur në Sh.B.A nga prindër shqiptarë, zbuloi përmes një videoje se ajo do të fluturojë për në vendin e saj, për t’u dhënë personalisht njerëzve ushqim dhe pije.
“Unë personalisht do të ndërpres turneun në dy ditët e mija të pushimit, dhe do të fluturoj në Shqipëri dhe personalisht do t’u jap njerëzve ushqim dhe ujë dhe do të ndihmoj në rindërtimin e shtëpive të tyre, kështu që unë do të sigurohem që paratë të shkojnë në përdorim të mirë”, shtoi ajo.
Kjo vjen ndërsa operacioni për të gjetur të mbijetuarit dhe trupat nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri filloi të mbarojë të premten, pasi numri i të vdekurve u ngjit në 49.
Ekipet e shpëtimit shqiptar, serb dhe malazez ishin duke punuar përmes rrënojave të një hoteli të plazhit të rrëzuar në Durrës, ku një person besohej se ende ishte i zhdukur, tha zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Albana Qehajaj, shkruan DailyMail.
Vendet fqinje dhe kombet e Bashkimit Evropian nxituan me ekuipazhe shpëtimi dhe pajisje të specializuara disa orë pas goditjes së tërmetit.
“Rreth 2,000 njerëz u plagosën në tërmetin e së martës me madhësi 6.4 ballë”, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi u mblodhën informacionet nga spitalet, qendrat e vogla shëndetësore, shtëpitë dhe ata që tani qëndrojnë në tenda.
Zonat me prekje serioze ishin Durrësi, 33 kilometra (20 milje) në perëndim të kryeqytetit, Tirana dhe qyteti afër Thumane. Operacioni i kërkimit në Thumanë përfundoi të mërkurën.
Tërmeti goditi ndërsa njerëzit flinin, dhe pothuajse të gjithë ata të vrarë u bllokuan kur ndërtesat e tyre të apartamenteve ose hotelet ku ata qëndronin u rrëzuan në krye të tyre. Qindra tërmete, me të paktën tre madhësi më të mëdha se 5, kanë tronditur vendin dhe përpjekjet e ndërlikuara të shpëtimit.
Përveç ndërtesave që u rrënuan, kryeministri Edi Rama tha se shifrat paraprake treguan rreth 700 ndërtesa në Durrës dhe më shumë se 235 në Tiranë janë dëmtuar rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Xheneta reagon ashpër pas publikimit të videos: Nuk e lë me kaq, të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe do të dorëzohen në gjykatë

Stephen Graham jep përditësim për sezonin e dytë të “Adolescence” pas suksesit rekord në Netflix

Dua Lipa publikon një version të ri të “Physical” në bashkëpunim me Troye Sivan

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Rozana Radi ia thyen mikrofonin Gertës gjatë debatit të ashpër mes tyre - produksioni ua tërheq vërejtjen

Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit në BBVA - ky i fundit thirret urgjent nga Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit

Rozana Radi e pyet pse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova, Gjesti: Ka qenë hile

Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme "Kujdes mikrofonin" - Gjesti kundërshton produksionin: S'ka kujdes

Sydney Sweeney befason me dukjen tejet atraktive në bikini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false