Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të mbajtur të premten (5 gusht) në Zyrën e Presidentes në Prishtinë.
Këngëtarja, 26 vjeçe, ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në shtetin ballkanik, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ylli i muzikës pop tha se ishte një ‘nder dhe privilegj’ të përfaqësonte vendin e saj dhe premtoi se do të përdorte platformën e saj për të ‘bërë ndryshim’ për kombin e pavarur.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/dua-vjosa.png)
Dua u shpërngul në Prishtinë me familjen e saj pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare për të ndjekur një karrierë në muzikë.
Ajo u shfaq në rrjetet sociale të dielën për të ndarë foto nga ceremonia teksa u nderua nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu para prindërve të saj krenarë, Anesa dhe Dukagjin.
Dua krahas imazheve shtoi:”‘Dje pasdite më është dhënë titulli Ambasador Nderi i Kosovës nga presidentja jonë”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/dua-vjosa-1.png)
“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne po lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim”.
“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha. Faleminderit Kosovë”, vazhdoi më tej ajo.
Krijuesja e hitit “Levitating” është falënderuar nga presidentja për kontributin që ka bërë për vendin gjatë kësaj kohe.
View this post on Instagram
Presidentja ndau gjithashtu një foto të ëmbël të vajzave të saj binjake, Dua dhe Anda, duke u takuar me këngëtaren, ndërsa e lavdëroi atë për të qenë “një frymëzim dhe model për vajzat në të gjithë botën”.
“Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”, shkroi presidentja në anën tjetër.
“Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Selena Gomez shpall albumin e ri me Benny Blanco dhe publikon këngën e parë “Scared of Loving You”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/elena-gomez-380x233.gif)
Selena Gomez shpall albumin e ri me Benny Blanco dhe publikon këngën e parë “Scared of Loving You”
![Si përfundoi Bianca Censori nga një arkitekte e talentuar te “muza” e Kanye West](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bianca-kany-380x233.gif)
Si përfundoi Bianca Censori nga një arkitekte e talentuar te “muza” e Kanye West
![Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredana-555-380x233.gif)
Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke
![Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredanaa-780x439.gif)
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët
![“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/danja-780x439.png)
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”
![Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredana-555-780x439.gif)
Loredana e zhgënjyer nga letra e Jozit, hedh petalet e trëndafilave në pishinë, Gjesti i këndon një këngë turke
![“Ajo vajza të priste jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-8-780x439.png)
“Ajo vajza të priste jashtë", Gjesti i përgjigjet Valbonës: Ajo jeton në iluzione, nuk janë të vërteta
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/XHEHNEMJA.jpg)
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim