Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e angazhuar gjatë verës me mbrëmje muzikore.

Së fundmi, ajo u detyrua që për shkak të disa problemeve shëndetësore të anulonte një koncert në Pejë, por që shpejt u rikuperua dhe tani ka nisur të kthehet në rutinën e saj të koncerteve.


Dafina si gjithnjë është shumë e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale, në të cilat është shumë aktive.

364338530 255927487241197 839962656874784942 n

Së fundmi, këngëtarja Zeqiri ndau me ndjekësit e saj në Instagram dsia fotografi të reja, të realizuara në prapaskenën e një koncerti.

Ajo mund të shohej në një dukje mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër me xixa, teksa nxirte në pah këmbët e saj të tonifikuara dhe të mbuluara me tatuazhe.

364287001 1459337221523143 1814418995728437343 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj trupore. /Telegrafi/

364317824 310108181482390 7935378888621971904 n

364404427 973504320533408 8572163993825259290 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

364368434 315559237486362 3164369309403838439 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram