Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiqi, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, askush nuk ka kryer krime në emër të Serbisë, derisa u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve dhe personaliteteve serbe që t’i bashkohen luftës për mbrojtjen e asaj që e ka cilësuar si “pasuri trashëgimore serbe në Kosovë”.
Daçiqi këto komente i bëri në Graçanicë, ku arriti nën masa të mëdha të sigurisë, u prit nga qindra simpatizantë të tij të cilit mbanin flamuj dhe simbole të tjera të partisë së tij. Mirëpo, në mesin e qytetarëve që prisnin Daçiqin kishte edhe që shprehën pakënaqësinë me zëvendëskryeministrin serb. Një qytetarë është arrestuar pasi në një ndërtesë afër manastirit vendosi një pankartë në lidhje me një afër korruptive të Daçiqit.
Ndërkaq, simpatizantë të Daçiqit kishin përgatitur një foltore, ku pritej që ai t’u drejtohet qytetarëve të Graçanicës, mirëpo ky fjalim u anulua me arsyetimin se ka qenë iniciativë e simpatizantëve, si dhe për arsye protokolare.
Pas arritjes së tij në Graçanicë, Daçiqi i shoqëruar edhe nga djali i tij vizitoi Manastirin e këtij qyteti, ku u takua me kreun e këtij Manastiri.
Pas vizitës në brendësi të Manastirti, ku nuk u lejuan qytetarët, Daçiqi foli për krimet e luftës në Kosovë dhe Gjykatën Speciale, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe fitoren e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Daçiqi tha se me krijimin e Gjykatës Speciale do të procedohen të gjitha krimet e luftës.
“Sa i përket krimeve të luftës janë gjykatat të cilat janë duke punuar në këtë drejtim dhe këto gjykata duhet të konfirmojnë kush ka kryer krime të luftës. Krime nuk ka kryer askush në emër të shtetit të Serbisë, ekzistojnë emra dhe mbiemra të njerëzve dhe në këtë drejtim është duke u punuar… Së shpejti do ta kemi Gjykatën Speciale për krime lufte ndaj serbëve … ne nuk kemi asnjë dilemë, të gjitha krimet e luftës duhet të procedohen… Siç e dini unë jam lindur në Prizren, i cili ka qenë dikur kryeqyteti i Serbisë në kohën e Car Dushanit, dhe gjashtë – shtatë shekuj pas, atje janë gjithsej rreth 20 serbë. Prandaj, mos më flisni ju mua për krimet e luftës ndaj shqiptarëve. Ku janë të gjithë ata serbë pas këtyre gjashtë-shtatë shekujsh”, tha ai.
Pas mohimit të krimeve të kryera nga serbët në Kosovë, gjatë luftës, Daçiqi në lidhje me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, tha se Beogradi po i zbaton të gjithë marrëveshjet e arritura nga dialogu në Bruksel, por u shpreh i pasigurt nëse marrëveshjet po zbatohen edhe nga Prishtina.
“Sa i përket dialogut ai është duke vazhduar, por që pala serbe po insiston që ai të zbatohet plotësisht për shkak të jetës më të mirë dhe mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi… Serbia është duke i plotësua të gjitha marrëveshjet e Brukselit, por nuk jam i sigurt nëse e njëjta po ndodh me Prishtinën”, tha ai.
Ndërsa, për trashëgimin kulturore në Kosovë, Daçiqi tha se është shumë domethënëse, duke shtuar se ndryshimi i strukturës së popullatës tani nuk nënkupton se dikush mund të marr vendime të njëanshme. Mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Daçiqi e cilësoi fitore të madhe për Serbinë, duke shtuar se Kosova ka tentuar të anëtarësohet në këtë organizatë pa asnjë marrëveshje me Serbinë.
“Siç e dini ne kemi arritur një fitore të madhe në UNESCO, meqë kemi arritur të pengojmë anëtarësimin e Kosovës, e cila pa asnjë marrëveshje mes nesh ka tentuar të bëhet anëtare e kësaj organizate dhe konsiderojmë se kjo është një temë shumë e rëndësishme për të cilën duhet të bisedojmë, sepse është një çështje e rëndësisë së veçantë për popullin serb, kishën ortodokse serbe dhe shtetin e Serbisë dhe çdo vendim i njëanshëm mund të sjellë vetëm pasoja të dëmshme”, tha ai.
Daçiq gjithashtu shtoi se nuk duhet të lejohet që për kishat ortodokse të thuhet se janë shqiptare.
“Kisha ftuar të gjithë opinionin kulturor kishtar, shkencor, figurat publike, që t’i bashkohen luftës për mbrojtjen e pasurisë trashëgimore në Kosovë, sepse nuk mjafton të thuhet vetëm se kjo është e jona, por duhet më shumë angazhim nga ana e të gjithë neve… Këtu është cenuar populli serb dhe historia e tij, ju e dini se çka ka ndodhur me kishat… Siç nuk mund të lejojmë që të thuhet se këto janë kisha ortodokse shqiptare, por janë trashëgimi kulturore serbe dhe kështu duhet të vazhdojë të mbetet derisa duam që ta ruajmë popullin serb në Kosovë… Thjeshtë ky është një obligim yni ndaj historisë tonë…”, tha ai përcjell ksp.
Para Graçanicës, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiq vizitoi Patrikanën e Pejës dhe kishën e Shën Premtes në Prizren.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Heshtje në PS pas arrestimit të Veliajt, Rama mbërrin në Kryeministri, mblidhet grupi parlamentar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj-380x233.png)
Heshtje në PS pas arrestimit të Veliajt, Rama mbërrin në Kryeministri, mblidhet grupi parlamentar
![Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-basha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni
![Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Kufi_dogana-750x430-1-380x233.jpg)
Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura
![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe