LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Do të loboj kundër njohjes së Kosovës

Daçiq: Do të loboj kundër njohjes së Kosovës
Serbian Prime Minister Ivica Dacic speaks during an interview for the AFP on November 23, 2013 in Belgrade. Dacic told AFP on Saturday that Russia's South Stream pipeline project "is undoubtedly of very high importance" for Serbia, the country hoping to profit with around 100 million euros annually from income of gas transit through its territory, he said. Construction began on Sunday on the Serbian stretch of Russia's South Stream pipeline which will bring Russian gas directly to Europe, making it less vulnerable to price disputes. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ka filluar veprimtarinë vendimtare diplomatike për të parandaluar njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Mediat serbe, njoftojnë se Daçiq ka zhvilluar një seri takimesh bilaterale në nivel të lartë në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ku po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë, transmeton KosovaPress.

Daçiq theksoi se aktivitetin kryesor të tij në Samit është duke e orientuar në takime bilaterale me përfaqësuesit e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që mos të ketë ndryshim të pozicionit të tyre, por edhe siç tha ai, do të ketë takime edhe me përfaqësues të vendeve ku është e mundur për të ndryshuar pozicion në drejtim të kundërt.


Duke vënë në dukje se në Samitin e Frankofonisë, po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe pritet ardhja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i jashtëm serb ka thënë se “ata kanë shpresa të mëdha me zhvillimin e takimeve me një numër të madh të vendeve që nuk janë njohur Kosovën”.