LAJMI I FUNDIT:

Daçiq takohet me Lavrovin, përqafim i ngrohtë para ndeshjes Serbi-Rusi

Daçiq takohet me Lavrovin, përqafim i ngrohtë para ndeshjes Serbi-Rusi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë.

Nga Moska ishte bërë e ditur se Lavrov kishte ftuar homologun serb, për ta ndjekur nga afër së bashku ndeshjen miqësore në futboll mes kombëtareve të Serbiasë dhe Rusisë, transmeton Telegrafi.


Daçiq dukej i lumtur që po takohet me Lavrovin, vendin e të cilit pothuajse e tërë Evropa e ka sanksionuar si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Ambasada serbe në Moskë shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s
Lexo po ashtu Ambasada serbe në Moskë shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Madje Serbia është vendi i vetëm në Evropë dhe Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, derisa të gjitha vendet perëndimore kanë refuzuar të kenë çfarëdo lloj takimi me elitën politike ruse.

Megjithatë kështu nuk po ndodhë me Serbinë, e cila është deklaruar haptazi se nuk do t’i vendosin sanksione Moskës dhe se vazhdojnë ta konsiderojnë si aleat të përbetuar.

Në anën tjetër Serbia do të jetë kombëtarja e parë evropiane, që do të luaj një ndeshje futbolli në Rusi që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori